Unikale/ “RAI duhet të flasë shqip”, vjen propozimi që ka lumturuar mijëra shqiptarë

0
238

Në Itali është i pranishëm si një komb i dytë, ai shqiptar. Sipas ISTAT, shqiptarët që jetojnë në Itali, janë 467.687 (në fillim të vitit 2016). Të gjithë emigrantë.

Ka komunitete me origjinë shqiptare që, për shekuj me radhë, janë vendosur në Lungro, në Kalabri dhe në Sicili. Flasim për të paktën edhe 100.000 të tjerë.

Tani Parlamenti italian mendon se ky komunitet i madh ka të drejtën e transmetimit – të radiove dhe televizioneve – në gjuhën shqipe. Dhe duhet të jetë Rai që do duhet ta marrë këtë detyrë.

Kërkesa vjen nga deputetë dhe senatorë të Komisionit i cili monitoron televizionin shtetëror, për të sugjeruar ndryshime në dekretin qeveritar për shërbimin publik televiziv për 10 vitet e ardhshme.

Parlamentarët vunë në dukje, se gjuha dhe kultura shqiptare duhet të mbrohen në Itali (sipas ligjit 482 të vitit 1999), si gjuhët katalane, gjermane, greke, sllovene, kroate, frënge, etj.

Propozimi i parlamentarëve nuk është i detyrueshëm, mbetet për tu parë a do të pranojë apo jo qeveria./ Repubblica

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here