SHBA :shuplake Ramës dhe Gjiknurit: Stop koncesioneve, mungon Lu

0
251

Ditën e sotme u zhvilllua aktiviteti për prezantimin e “Strategjisë kombëtare për Energjinë Shqipëria 2030”. Në këtë mbledhje morën pjesë kryeministri Edi Rama, ministri i Energjitikës Damian Gjiknuri si dhe ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin.

Në takim duhet të merrte pjesë edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Donald Lu, por ishte përfaqësuejsa e misionit të USAID në Shqipëri që shpjegoi mospraninë e tij.

Pas Fondit Monetar Ndërkombëtar, edhe SHBA i ka kërkuar qeverisë që të ndalë dhënien e koncensioneve

catherine

Mesazhin e ambasadorit Lu e ka përcjellë Catherine Johnson: “Tani do të lexoj disa prej atyre shënimeve që ambasadori ka përgatitur, ambasadori shkruan se: Jam i sigurtë që me këtë strategji do të ndodhin gjëra të mira. Shqipëria do të përmirësojë menaxhimin e këtij sistemi, për njerëzit dhe mjedisin. Jam besimplotë që do të ketë energji për shtëpitë dhe bizneset.

Më lini që ti bëjë jehonë mesazhit që është përcjellë nga FMN-ja se Shqipëria do të përfitojë duke mos dhënë më koncesione jo konkurruese tek bizneset individuale sepse duhet të ketë një kontratë transparente standarte për të gjithë konkurrentët në sektorin e energjisë. Askush nuk duhet të marrë trajtim të posaçëm,” u shpreh ajo.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here