DETAJE/ Laboratori i drogës në skrapar, ja kush janë të arrestuarit dhe 3 të shpallurit në kërkim

0
207

Dy persona janë vënë në pranga dhe 3 të tjerë në hetim në lidhje me laboratorin e drogës të gjetur në Skrapar. Burime nga policia thanë se janë vënë në pranga Muhamet Kadiu 49 vjeç, banues në Skrapar dhe Edlira Lame 42 vjeçe, banuese në  Skrapar.

Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetaset:

S. K 47 vjeçe, banuese në Skrapar,

Z. Xh, 45 vjeçe banuese në Skrapar,

A. Ç 51 vjeçe, banuese në Skrapar.

Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e një firme private (fasoneri) ku prodhoheshin çanta kartoni, verë dhe raki, e cila më parë ka qenë fabrikë e prodhimit të bimëve medicinale, në administrim të shtetases Edlira Lame u gjetën:

pajisje elektrike të cilat dyshohet se përdoreshin për prodhim të bimëve narkotike.

176.000 lekë të rinj,

250 paund,

19.900 dollar,

si dhe 210 fishek kalibër 7.62 mm.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin (furgon), në pronësi të shtetasit Muhamet Kadiu u gjetën pajisje elektrike të njëjta me ato të cilët u gjetën në fabrikë.

Dyshohet se shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin në ambientet e fabrikës ushtronin këtë aktivitet të kundërligjshëm.

Veprimet për ngjarjen e mësipërme janë kryer nga Prokuroria e Krimeve të Rënda Tiranë në bashkëpunim me Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, në ngarkim të shtetasve të mësipërm për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here