Një piramidë kristali në thellësitë e Trekëndëshit të Bermudës, apo një mashtrim i rradhës?

0
359

Misteret e Trekëndëshit të Bërmudës kanë ngjallur githmonë kuriozitet. Aksidentet, zhdukjet e anijeve, avionëve, të vërteta apo të rreme, të gjitha bazohen në një mit i cili është përgenjeshtruar në vitet ’70 në librin “The Bermuda Triangle Mystery Solved”.

Fundosjet e anijeve në këtë zonë nuk ndryshojnë në fakt nga mbytjet e anijeve në Mesdhe, fjala bie. Një mister i fundit ka të bëjë me zbulimin e një piramide nënujore.

Janë të shumtë artikujt në internet, të cilët bëjnë me dije zbulimin e mistershëm në thellësi të Oqeanit Atlantik. Ky mister pasuron më tej mahnitjen pas Trekëndëshit të Bërmudës. Në të vërtetë, edhe për këtë “zbulim” nuk ekzistojnë të dhëna të dokumentuara. Asnjë instrument oqeanografik nuk e ka hetuar deri tani këtë piramidë.

E gjitha kjo i atribuhohet një shkencëtari të pazakontë i cili kishte bërë publike një imazh të piramidës, por që në të vërtetë ishte një mur nënujor në afërsi të Bahamas. Ai tha se i kishin humbur pajisjet me të cilat e kishte bërë filmimin.

Me pak fjalë, flitet për fallsifikimin e rradhës me qëllim njollosjen e të dhënave shkencore.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here