Marjana Kondi ‘mesazh erotik’ Metës: O seks simboli i parlamentit, ti që hedh gratë tuç në tokë…

0
572

Aktorja Marjana Kondi, e ftuar sot në programin “Xing me Ermalin” ka pranuar të tregojë një histori që sikurse e ka pranuar e ka vënë në siklet.

Ajo ka rrëfyer, se pas një shfaqjeje ka marr një mesazh që mbante emrin e kreut të kuvendit Ilir Meta, i cili e pergezonte për profesionalizmin në rol.

Por duke mos patur njohje dhe raporte miqësie me kreun e kuvendit, aktorja ka menduar se kjo ka qenë një lojë e miqve të saj dhe mendja menjëherë i ka shkuar tek Dashnor Diko.

Ajo ka treguar në studion e “Xing me Ermalin”, se së bashku me kolegun e saj aktorin Erand Sojli me të cilin ndodhej në turne pune, i kanë kthyer përgjigje mesazhit që ata mendonin se e kishte shkruar Dashnor Diko.

Ndër të tjera, fjalët në mesazh ishin:

“O seks simbol i parlamentit, ti qe i hedh  të gjitha grate tuc ne toke….. Të puth me afshin që të shijon….Jozefina Topalli”.

Por duke parë që pas këtij mesazhi nuk ka marrë përgjigje, aktorja ka telefonuar Dashnor Dikon i cili e ka mohuar t’i ketë shkruar asaj ndonjë mesazh.

Atëherë, ajo telefon Kozma Dushin, i cili kishte simpati për zotin Meta dhe i konfirmon se numri në fjalë ishte i tij.

Marjana Kondi, edhe pse me humor ka treguar sikletin dhe vështirësinë në të cilën është vënë, kur ka kuptuar gabimin që ka bërë. Më pas i ka kërkuar falje zotit Meta dhe gjithcka është mbyllur në mirëkuptim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here