Kjo është e tepërt/ Improvizon funeralin e tij, që të shihte se kush vuante për të! (VIDEO)

0
232

Lin Guozhong ka improvizuar funeralin e vet, për të parë se kush do ta përcillte deri në banesën e tij të fundit. 58-vjeçari nga provinca e Henanit Kinë, ka hyrë në arkivol, ndërsa familjarët dhe miqtë e e tij bënin sikur qanin dhe dëshpëroheshin për të.

Madje, ai ka kërkuar që para se të niset për në varreza, të organizohen të gjitha ceremonitë e nevojshme, si, parakalimet, lutjet dhe dreka për të pranishmit.

 

“Asnjëherë nuk kam qeshur në varrime, por në këtë funeral kishte momente të çuditshme”, ka thënë një i pranishëm lidhur me rastin. Për këtë eksperiencë të pazakontë, ai i ka shpenzuar afro tremijë euro, sepse ceremonia e feneraleve kushton kudo në botë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here