Big Brother/ Damiano porosit Musën: Kujdes! Po ta fusin pas krahëve!

0
228

Damiano mendon se në shtëpi ka persona që flasin pas krahëve. Ai i mbledh të gjithë banorët bashkë dhe u thotë që të bëjnë kujdes sepse shtëpia është shumë e vogël dhe çdo gjë merret vesh. Këshillën e tij ai ja adreson më së shumti Musait dhe aludon se një ndër personat që flasin pas krahëve është Kleodiana. “Mos i beso kujtdo. Bëj kujdes se të vjen nga s’e pret ti”, i thotë ai dhe merr si shembull Kleodianën.

 

 

Ajo ndërhyn dhe i kërkon që të mos e marrë atë si shembull sepse të gjithë flasin në shtëpi pas krahëve dhe në sy të të gjithëve. Edhe Benardi mendon se Damiano e ka gabim kur drejtohet në këtë mënyrë. Ai thotë se të gjithë do të merren me diçka dhe se edhe do të flasin me të tjerët për të tjerët. Musa thotë se kur flet për të tjerët ai niset edhe nga veprimet dhe ndryshimet në sjellje që kanë bërë në shtëpi banorët e tjerë. “Unë analizoj disa veprime, si shembull me Liridonin. Kur hyra në fillim ishim shokë të ngushtë, kurse tani nuk më flet më”, i thotë ai.

Megjithatë, Damiano e vlerësoi Musain sepse, sipas tij, ndryshe nga të tjerët ai ja tha edhe përballë Liridonit këtë vërejtje. “Megjithatë, ka njerëz që e bëjnë, të flasin pas krahëve, njerëz që s’te shkon në mendje, nga njerëz që i ke marrë mendime dhe ata ta fusin. Është gjëja më e keqe e mundshme”, thotë ai./bb

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here