Ndarja nga jeta e shkencëtarit Farudin Hoxha, ish-kryeministri Berisha mesazh ngushëllimi

0
178

Ish-kryeministri Sali Berisha ka ngushëlluar familjen e inxhinierit dhe shkencëtarit të digave, Farudin Hoxha. Ky i fundit u nda sot nga jeta.

Mesazhi i ish-kryeministrit Sali Berisha:

Ngushëllim!

Të dashur miq, ndarja nga jeta e akademikut, Prof. Farudin Hoxha është një humbje e dhimbshme për shkencat tona në tërësi dhe ato hidroenergjetike në veçanti.

Pavarësisht nga dallimet politike që kemi patur, unë gjej rastin të shpreh mirënjohjen dhe nderimin tim për bashkëpunimin që kemi patur dhe këshillën e vyer, kontributin e tij të rëndësishëm në jetësimin e strategjisë së qeverisë, “Shqipëria, superfuqi e vogël e energjisë së rinovueshme në rajon”, strategji kjo që çeli një kapitull të ri në ndërtimin, projektimin, kontraktimin për ndërtim të mbi 424 hidrocentraleve të reja, mbi 100 prej të cilave sot prodhojnë pothuaj 1/3 e energjisë së vendit.

Me këtë rast shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit dhe i lutem Zotit që shpirti i akademikut, prof. Farudin Hoxhës të gjejë paqen e merituar!

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here