Tritan Shehu: Situata e rrezikshme, çon në ndryshime thelbësore në Shqipëri…….

0
119

Ish deputeti i PD, Tritan Shehu në prononcimin e tij për gazeten “Standard”  pas votimit të Hollandës për vendosjen e vizave e ka cilësuar tragjike këtë vendim. Një proces i cili po cënon vendosjen e vizave të Shqipërisë, siç ishin këkresat e Hollandës, ku po krijohet një proces pothuajse i sigurtë për rivendosjen e vizave të Shqipërisë. “Një situatë shumë e rëndë për të gjithë shqiptarët, që lidhet padyshim me krimin, korrupsionin, përhapjen dhe zgjerimin e tij. Absolutisht të gjitha këto duhet të ndalohen, sat ë mos jetë tepër vonë. Shumë shpejt mund të jetë tepër vonë për diçka të tillë. Është një ngjarje shumë e dhimbshme që të mendosh që disa vite më parë kur u bë libralizimi i vizave, Hollanda ishte entuziaste që votoi heqjen e vizave. Ndërsa tani jemi në një proces shumë të rëndësishëm për vendin, i cili mund të ketë pasoja mjaft të rënda për gjithë shqiptarët. Jo vetëm për shqiptarët që jetojnë në Shqipëri, por edhe për ata që jetojnë jashtë. Kjo ishte një nga arritjet më të mëdhaja në këto vitë demokracie. Ky është vlerësimi më negative që i është bërë kësaj qeverie dhe këtij sistemi regjimi. Unë shpresoj që mos të çohet deri në fund, mos të arrihet të blloket procesi i vizave, pasi situata është mjaft e rrezikshme dhe çon në ndryshime thelbësore në Shqipëri. Ndryshe kjo situatë mund të zgjerohet dhe mund të bëhet fakti i kryer, një veprim shumë i hidhur dhe shumë i rëndë për vendin tonë” –nënvizoi Shehu.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here