Reagon për herë të parë Basha: Ja e vërteta e takimit me Metën

0
239

Kriza politike që ka ‘mbërthyer’ prej disa kohësh vendin ka angazhuar liderët e partive që të zhvillojnë takime mes tyre. Ndoshta i tillë është dhe ky i sotmi.

Makinat e kreut të Kuvendit, njëherësh kryetari i LSI-së Ilir Metës dhe kryedemokratit, Lulzim Basha janë parë të parkuara ngjitur me njëra-tjetrën, në një restorant pranë Parlamentit. Por ajo që nuk dihet është fakti nëse dy zyrtarët po mbajnë një takim sëbashku, apo është thjesht një rastësi. Deri më tani nuk është dhënë asnjë njoftim nga zyrat e shtypit për ndonjë takim të mundshëm mes Metës dhe Bashës.

Lidhur me këtë situatë ka reaguar kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, duke mohuar që të ketë pasur një takim sot me kreun e Kuvendit Ilir Meta.

“Është gënjeshtër. Nuk ka pasur asnjë takim të tillë mes nesh sot”, u shpreh Basha për ‘BalkanWeb’.

Dje, kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me aleatin e tij, Ilir Meta, për të diskutuar në lidhje me koalicionin PS-LSI. Ky i fundit pak ditë më parë propozoi krijimin e qeverisë së ‘besimit’, ndërsa theksoi se ‘nuk ka zgjedhje pa opozitën’, ku kjo e fundit ka ‘kërcënuar’ se nuk do të futet në zgjedhje nëse nuk krijohet më parë qeveria teknike.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here