Propozoi 7 pika për zgjidhje të krizës, Rama takon Idrizin

0
171
Kryeministri Edi Rama, duke dale nga selia e Partise Socialiste, pas nje takimi me Kryetarin e PDIU, Shpetim Idrizi, ku kane diskutuar ne lidhje koalicionin e mundshem per zgjedhjet lokale te 21 qershorit./r/n/r/nPrime Minister Edi Rama, after meeting with Lawmaker Shpetim Idrizi, where they discussed about a possible coalition for the local elections of 21 June.

Kryeministri Edi Rama është takuar me kryetarin e PDIU Shpëtim Idrizi një ditë pasi ky i fundit propozoi një platformë me 7 pika për zgjidhjen e krizës politike.

Takimi mes Ramës dhe Idrizit zgjati rreth 1 orë dhe është diskutuar për këtë çështje. Nuk ka detaje konkrete nga biseda mes tyre.

Më herët Shpëtim Idrizi është takuar edhe me Ilir Metën. Ky i fundit deklaroi se LSI është e gatshme të dorëzojë mandatet e saj nëse opozita e sheh të nevojshme krijimin e një qeverie besimi.

Platforma e Shpëtim Idrizit:

1-Kthimin e Opozitës në Parlament për miratimin e akteve ligjore, që do i hapnin rrugën zbatimit të reformës në drejtësi, përparimit të vendit në integrimin evropian dhe realizimin e disa ndryshimeve në kuadër të legjislacionit zgjedhor dhe masave të tjera, për të siguruar atomsferë të qetë dhe të besueshme, për zgjedhjet e 18 qershorit.

2-Garantimin e rolit të paanshëm në zgjedhje të Policisë së Shtetit.

3-Ndryshimin e sistemit zgjedhor në sistem proporcional me një zonë zgjedhore, për krijimin e mundësive reale për të garuar forcat politike jashtë koalicioneve.

4-Depolitizimin e anëtarëve të KZAZ-ve, KQV-ve dhe GNV-ve, ose rritjen e numrit të anëtarëve në komisionet e numërimit, me përfaqësues të partive parlamentare

5-Krijimin e një grupi të posaçëm me urdhër administrativ të Prokurorit të Përgjithshëm, krijimin e një “task force” prokurorësh të atashuar pranë KQZ-së, e cila ka për detyrë të hetojë në mënyrë urgjente të gjitha sinjalizimet për blerje vote, kërcënim, intimidim, etj. Gjithashtu edhe dërgimin e çështjeve të lidhura me cënimin e procesit zgjedhor brenda 24 orësh në gjykatë, duke ashpërsuar masat për “krimin elektoral”.

6-Ngarkimin e një strukture inxhinierike konsensuale që do të përgatisë në mënyrë urgjente një projekt teknik, për variantet e mundshme të realizimit të numërimit elektronik, apo edhe vlersimin e mundësive të realizimit të votimit elektronik, nëse ai konsiderohet i sigurtë dhe i mundshëm në kohë, në një procedurë të miratuar në mënyrë konsensuale nga të  gjitha partitë parlamentare.

7-Thirrjen e tryezës së partive politike parlamentare për fillimin e dialogut, me qëllim miratimin e një kandidature konsensuale si President të Republikës së Shqipërisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here