Doni të dobësoheni? Shihni një film horror

0
164

Doni të dobësoheni?   Mund të humbisni më shumë peshë  se çmund ta imagjinoni duke parë një film horror. Për të djegur kalori më shumë se një shëtitje 30-minutëshe, uluni në divan dhe shihni një film.

Sipas një studimi të kryer gjatë një filmi horror trupi harxhon aq kalori sa përmban një çokollatë normale, rreth 113 kalori.

Shkencëtarët e universitetit Westminstër kanë testuar dhjetë njerëz që kanë parë filmat klasik të horrorit.

Ata kanë monitoruar rrahjet e zemrës së tyre, prodhimin e oksigjenit dhe nxjerrjen e dioksidit të karbonit për të parë se sa energji është përdorur.

Në filmat horror që trupi harxhon më shumë energji u renditën, Shining në vendin e parë, prodhim i vitit 1980 me Jack Nicholson, më pas Jaës i Steven Spielberg, në 1975, dhe në vend të tretë klasiku “Exorcist” me Max von Sydow në 1973.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here