Zbardhet takimi/Mosdakortësia e Ramës dhe Metës në darkën te” Pazari i Ri “

0
965

Monotoninë e lajmeve dhe deklaratave  të ditëve të fundit, e theu mbrëmjen e djeshme një darkë mes kryeministrit Edi Rama dhe kryeparlamentari Ilir Meta. Dy aleatët së bashku me ministrin e  drejtësisë Petrit Vasili dhe kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj kapërcyen pragun e një prej restoranteve të peshkut tek Pazari i Ri, për të dalë andej 4 orë më pas. Megjithëse buzëqeshjet e tyre formale nuk mjaftuan për të dhënë një përgjigje për fatin e  koalicionit, burime të afërta me darkuesit e cilësuan pozitiv takimin tek Pazari i Ri.

Edhe përse ende nuk është e qartë nëse Ilir Meta dhe Edi Rama do shtrëngojnë edhe një herë duart në një marrëveshje për vazhdimësinë e koalicionit, një mosdakortësi mes të dyve, i ka ngelur si halë në fyt kryeministrit, në darkën me prodhime deti. Mësohet se këmbëngulja më e madhe e Ilir Metës dhe mosdakortësia më e fortë me Edi Ramën ka qenë çështja e zgjedhjeve.

Burime të afërta bënë me dije se Meta ka këmbëngulur për të gjetur një zgjidhje për futjen e opozitës në zgjedhje, duke i mëshuar fort dialogut politik mes palëve. Ndërsa opozita po proteston prej 45 ditësh në sheshin para kryeministrisë duke kërkuar qeveri teknike dhe largimin e kryeministrit, Rama nuk është shqetësuar nga mundësia që opozita mund të bojkotojë këto zgjedhje. Në daljet e fundit publike, shefi i qeverisë deklaroi se zgjedhjet do të bëhen me ose pa opozitën, duke theksuar se është e drejtë e demokratëve ti bojkotojnë ato dhe të shkojnë drejt vetë-shkatërrimit. Partia e Ilir Metës, që nga artikulimi i mundësisë që opozita mos të hyjë në zgjedhje pa plotësimin e kushtit të qeverisë teknike, i rikujtoi Ramës por dhe aktoreve të tjerë politik se pluralizmi në Shqipëri ka ardhur që në vitet 90.

Me një qëndrim më të pjekur, kreu i Grupit Parlamentar të LSI – së, Luan Rama tha më herët se zgjidhet pa opozitës janë një farsë.” Zgjedhjet pa opozitën janë formale në kuptimin institucional ndërsa në kuptimin demokratik janë farsë,” –  u shpreh Luan Rama duke dhënë edhe njëherë mesazhin që është jetike arritja e një konsensusi me opozitën. Duke insistuar se zgjedhjet e lira dhe pluraliste janë kauza më e madhe e LSI – së, Luan Rama la të kuptonte se asnjë” koalicion ngjalash”nuk mund të dalë mbi rëndësinë e zgjedhjeve, të cilat nëse do bëhen pa opozitën do të humbasin kuptimin demokratik dhe do jenë një shenjë papjekurie edhe ndaj ndërkombëtarëve që pavarësisht halleve të tyre, njërin sy e kanë në Shqipëri.

Edhe ish – deputeti socialist Koço Kokëdhima, në një letër të hapur drejtuar Asamblesë së djeshme të Partisë Socialiste theksoi se zgjedhjet pa opozitën do ta zhysnin vendin në kaos.  “Zgjedhje pa opozitën nuk mund të bëhen. Kjo do e zhyste vendin në kaos, destabilizim dhe në situata shumë të rrezikshme e me pasoja të rënda për Shqipërinë,” – deklaroi Kokëdhima duke sugjeruar edhe krijimin  një qeveri te re të së majtës e ndoshta shtyrjen e zgjedhjeve për në vjeshtë.

Darka e Pazarit të Ri, disa orë pasi Rama bërtiti me të madhe nevojën e rinovimit të marrëveshjes me LSI – në, përveç verës dhe prodhimeve të detit pati një mosdakortësi, krizën e të cilës, kryeministri e injoron prej kohësh. Çadra e PD – së dhe kushtet e tyre, pa të cilat opozita nuk merr pjesë në zgjedhje, në mënyrë të pavetëdijshme i ngelen kryeministrit, si halë në fyt.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here