Erdogan ndrushon mendim? I quan kurdët “terroristë” por tani i duhet ‘ndihma’ e tyre

0
142

Edhe pse i konsideron si “terroristë”, presidenti turk, Erdogan nuk ka nguruar të kërkojë votën e kurdëve pro referendumit që do t’i shtojë atij kompetencat. Partia prokurde “HDP”, e cila gëzon mbështetje të gjerë në këtë pjesë të vendit, e që Erdogani e konsideron si zgjatim të Partisë së paligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit, ishin në mesin e shënjestrave të zemëratës së tij, të shfaqur qartë gjatë tubimit elektoral në Diyarbakir.

 

“Këta mbështetësit e PKK-së vazhdojnë të flasin për paqe. Por a e sjellin paqen fjalët boshe? A mund të vendosin paqen njerëz që vijnë rrotull me armë në duar? Ne jemi gardianët e vërtetë të paqes, ne jemi gardianët e lirisë”, tha Erdogan.

Erdogani i pati nisur dikur bisedimet e paqes me PKK-në, por e përjashtoi mundësinë e rikthimit në tryezën e negociatave pas kolapsit të armëpushimit dyvjeçar, korrikun e 2015-s. Që prej atëherë, juglindja me shumicë kurde e Turqisë është tronditur nga disa prej luftimeve më intensive të 3 dekadave konflikti mes militantëve kurdë dhe forcave turke të sigurisë.

Argumenti i Erdoganit është se Turqisë i nevojitet një presidencë e fuqishme për të shmangur qeveritë e brishta të koalicionit në të ardhmen.

HDP-ja e kundërshton reformën kushtetuese të kërkuar prej tij, por aftësia e saj për të bërë fushatë është cënuar ndjeshëm nga goditja që i ka dhënë pushteti.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here