Berisha shkëlqen/ Atalanta zbraz inatin e Interit tek Xhenoa, fiton 5:0

0
155

Atalanta ka harruar plotësisht atë humbje të thellë 7-1 përballë Interit të disa javëve më parë dhe është kthyer të argëtohet në fushën e lojës, duke siguruar rezultate mjaft mbresëlënëse. I tillë ishte edhe ai i sotmi në transfertë, duke mundur me shifrat 5-0 ekipin e Xhenoas.

Protagonist në këtë sfidë të dominuar thuajse plotësisht nga skuadra e Atalantës, ishte edhe Etrit Berisha. Një faull ndaj Berishës i ish-sulmuesit të Atalantës, Pinija, solli edhe largimin me karton të kuq të tij pasi kartonit të verdhë për ndërhyrjen ndaj portierit shqiptar i shtoi edhe një të dytë për fyerje ndaj gjyqtarit.

Më pas, Berisha dhuroi spektakël me disa pritje të shkëlqyera për të mos lejuar Xhenoan në asnjë moment të kthehej në ndeshje. Ai tregoi qartësisht se ka lënë pas dëmtimin që e kishte shqetësuar kohët e fundit dhe është gati që në këto ndeshje të mbetura të japë maksimumin për të ndihmuar skuadrën të sigurojë një vend në Europë.

 

Xhenoa-Atalanta 0-5
25′ Konti, 32′ (p), 63’, 83’ Gomez, 76′ Kaldara

asdsadad

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here