Titullar në fitore, Taulant Xhaka ka një tjetër mesazh për De Biazin

0
270

Taulant Xhaha duket se e ka lënë pas javën e turbullt me Kombëtaren dhe është rikthyer titullar te Bazeli.

Mesfushori sot luajti 90 minuta n në fitoren 3-0 kundër St. Gallenit në transfertë.

Kampionët në fuqi të Zvicrës marshojnë drejt titullit të radhës, pasi Jang Bojs i vendit të dytë është 20 pikë larg (me një ndeshje më pak).

Te St. Galleni, ndërkohë, mungonte Albian Ajeti, pasi kishte plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.

Pas ndeshjes, 26-vjeçari hodhi sërish shigjeta drejt trajnerit të Shqipërisë, Xhani De Biazi. “Një fitore që për mua do të thotë shumë. Dhashë si gjithmonë gjithçka në fushë për ekipin tim. Titulli kampion tashmë shumë më afër. Luaj që nga fillimi i sezonit 90 minuta, kam luajtur çdo ndeshje në Chamions Ligë dhe për këtë besim që më është dhënë falënderoj shumë trajnerin, tifozët e mrekullueshëm dhe ekipin tim FC Bazel. Kuqezi përjetë”, shkruan Xhaka në “Facebook”.

Xhaka postim Fb

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here