Njihuni me nënloken që le gratë shtatzanë me ujë dhe sapun

0
2366

Nënëlokja që i çon gratë drejt shtatzënisë nëpërmjet procesit të ‘ngjeshjes’ me sapunë e ujë.

Është kjo nënë Halimja nga Gllanasella e Drenicës e cila qe 70 vjet ‘ngjesh’ femrat që nuk mund të kenë fëmijë. Halimja gjatë luftës kishte punuar edhe si mami përkrah doktorit tash të ndjerë, Lec Gradica, ndërsa për punën e saj përkrah Dr.Lecit në spitalin e Likocit si dhe për zanatin e saj prej vitesh, ajo ka folur për kolona.al

Puna e saj s’ka orar. Shpesh ‘ngjeshjen’ e nis në 2 të mëngjesit dhe e përfundon në 24’. Kështu thotë se ka punuar që nga mosha 14 vjeç.

“8 vjeç kam nis me agjëru, e 8 jam falë. Babën e kam pas haxhi e jemi falë krejt. Nana më tha du me ta lanë qët punë amanet se dynjanë po i pshtoj, lutnja e Zotit i kofshim falë do më tmsu. I thash se du. Tha ki mi dashtë edhe kam me t’msu. I kishim 200 copa dhi e dhenë me një vlla i rujshmi… gjinojshim midis aligjynit që po i thonë tash muji gusht. Vishim nja një sahat para iftarit i dajshim kingja e edha. Nana vike e ja niske me m’su. Hajt, hajt…ja nisa pasha Zotin merrsha vesh, truni i mirë atëherë, i hollë. Kur i kam bo 14 vjet kam kqyr”.

Kështu e kujton kohën kur e morri zanatin nga nëna e saj e të cilin po e zotëron në çdo kohë. 85 vjeçarja nga Gllanasella e Drenicës, nënë Halimja tregon edhe për pacienten e saj të parë.

“Ma s’pari ma prunën një çikë prej Llapushnikut. E qojnë te mjeku e mjeku i thotë me bo operacion. ‘Për pa e qu te halla Kadë (nëna e nënë Halimes) se qoj në operacion se mi dalin fjalë çikës që o pre’, kish pas thanë nana e çikës. E binë, po nana nuk ke n’shpi.  Kunata priti e foli, ‘kta e ka msu’. Ajo m’tha ‘aman kape në dorë’. E kqyra. I thash që s’ka zorrë qorre as kurgja. Qika koka zhdjegë. E kqyra ju nal brima. E kqyra të nesërmen apet..tri ditë e kqyra e çika u hidis”.

Në një dërrasë të mbështetur për muri, i vendosë femrat, ndërsa masazh nis t’iu bëjë duke përdorur vetëm sapun e ujë. E zanatin e saj të cilin e praktikon tash e 70 vjet, thotë se ia la amanet nëna e saj, se përndryshe nuk do ta bënte kurrë.

“Nuk kom nejt shumë çikë. 10 javë para shëngjergjit i kom bo 15 vjet. E dy javë mas shëngjergjit jam martu. Prej Çikatovës t’vjetër erdha në Gllanasellë. Edhe ktu ja nisa më kqyrë. Qe 70 vjet kqyri. Prej atëherë s’mu da gazepi kurrë mo”, thotë nëna e cila duket se është lodhur nga kjo punë por të cilën nuk mundet ta braktisë pasi që sipas saj femrat në këtë vend kanë nevojë për të.

“Kam kqyrë Zot bo me rahmet. Po përpara e kom pas me orar prej 8-ve deri në 10’. Tash derë e derman nuk kanë. Kqyri për fmi kush s’ka, kqyri për t’keq, për lukth, për mulla, për zhdjergke. Prej at’herit kurrë shpirti jem rahat so ba”.

“Nuk i myti”, thotë ajo duke treguar se zanatin e saj nuk ka qejf t’ia lë as vajzës së vetme që e ka e as nuseve të djemve.

Si nënë Halimja punon vetëm djali i saj i madh i saj, e i cili të njëjtën punë e bënë tek burrat.

Ndërsa për ta kanë dëgjuar edhe njerëz nga mbarë bota, të cilët siç thotë, vijnë dhe i praktikojnë shërbimet e nënës nga Gllanasella.

“Vijnë të Amerikës, kanadeska të Kanades, suedezka… prej mas lufte kto t’jashtmet kanë ardh shumë. Vinë harape, gjermane, taljanka, s’di me kallxu…tekterna në Australi a t’bardha a t’zeza. O çka ka shtet që Zoti që ka bo, që nuk jesin pa kanë”.

Veç rrëfimit, vështirësinë që ka kaluar përgjatë jetës, ia ‘flet’ edhe fytyra. Buzëqeshja nuk ia fsheh dot rrudhat e hjekave.

“Thash Zot merrma shpirtin jam lodhë e smuj me ju dhanë arsye. Po hi për 86 vjet. Por Allahu i madh, fuqia e Allahut… punoj edhe natën… vinë prej spitalit me bark…më tranun, vallahin më tranun”, thotë mes rrëfimit të saj, duke treguar edhe duart të cilat thotë se i janë lodhur nga puna e përditshme.

“U tutsha që po ma vrajnë Lecin”

Nuk e din sa i ka dhënë Zoti jetë e sa do ta punoj kë punë. Por nëna ka një shqetësim të madhe. Ajo nuk po u beson mjekëve të cilët po punojnë në Kosovë. E kjo frikë i ka hy pasi ka dëgjuar në televizor për shifrat e mëdha të dështimeve të shtatzënave.

“Vallahin po i mysin…I kom ni në televizor kur kanë thanë që plotë fmi jav kanë hjek. Po i mysin Zot bone hajër. Ata që po mujnë po i vjedhin prej spitalev e po i binë naten mi kqyrë unë…kush pi ka gjallë po jav pshtoj, e kush pe ka t’dekt po ju kallxoj”.

Veç ‘ngjeshjes’ ajo përgatit edhe ilaçe popullore.

“Maroj edhe ilaç për lukth, për zorrë të trashë, për cista, për kroj, për varrë në mitër, për majesil. Nana m’ka msu edhe për ilaç”, tregon duke numëruar ilaçet që i përgatit e për të cilat thotë se janë të interesuar shumë njerëz me kësi lloj hallesh.

Por, angazhimi i saj nuk përfundon me kaq. Nëna Halime ka punuar edhe si mami gjatë kohës së luftës. Shumë fëmijë thotë se kanë lindur nëpër duart e saj. E për shumë raste thotë se kur i kujton i dhem shpirti.

“Sa kom mujt me kqyrë e me hek fmi. Krejt gjak u bojsha. Shkojsha te Lec Gradica në shkollë. Atje shkojsha natën, kur bike terri n’tokë. Vishin e më marrshnin me kerr. Kerr pa drita se nuk kanë guxu me jav dhezë. Kurr atë djalë nuk e harroj”, kujtonë ajo me lotë në sy duke treguar se asnjëherë nuk ka pranuar që të vijë Leci ta marr apo ta kthej në shtëpi, nga frika se do ta vras dikush. “Se kom lanë kurrë Lecin me ardh me m’marrë e me m’pru shpi. U tutsha po ma vrajnë”.

Ajo nuk ka përfunduar bisedën, pa dhënë edhe një selam për doktorët në vend. Këtë këshillë thotë se ua jep doktorëve sa herë iu jepet mundësia. E të njëjtën thotë ia kam dhanë edhe Lecit dhe bashkëshortes së tij Eminës.

“Keni kry shkollë t’madhe. E punoni mos i merrni n’qaf njerëzit. Unë ni ditë shkoll se kom, po Zoti ma ka qu me punu”./Kolona.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here