Miqësorja mes serbëve dhe rusëve përfundon në masakër, fajin ua hedhin shqiptarëve

0
273
A man takes evasive action during clashes between police and England supporters in downtown Marseille, France, Friday, June 10, 2016. England supporters clashed with French police ahead of Saturday's European Championship match between England and Russia at the Stade Velodrome.(AP Photo/Thanassis Stavrakis)

Një miqësore futbolli e luajtur mes sërbëve dhe rusëve ka përfunduar në kasaphanë

Pas përfundimit të takimit Crvena Zvezda-Spartak i Moskës, në rrugët e Beogradit kur tifozët e të dy palëve po largoshin, ka ndodhur një përleshje me thika. Tre tifozë të ekipit rus janë therur nga sërbët, mëson agjencia ruse TASS.

Dy prej tifozëve janë shtruar në spital dhe njëri ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërsa personit të tretë të lënduar iu dha ndihma mjekësore në vendin e ngjarjes. Sipas rusëve sulmi u krye nga mbështetësit e yllit të kuq, “Grobari”.
Vadim-Instagram-490x320
Dëshmitarët kanë thënë se një grup tifozësh rusë dhe serbë u përplasën mes tyre teksa marshonin me flamujt e ekipeve të tyre pas ndeshjes së fituar 2-1 nga Crvena. Policia tha se dy ka arrestuar dy të dyshuar.

Por, tifozët rusë thonë se sulmi ndaj tyre është vepër e shqiptarëve dhe jo e serbëve. Vadim, një tifoz i njohur në rrethet e ultrasve moskovitë, nëpërmjet një postimi në “Instagram” ka thënë se ata janë therur nga shqiptarët dhe jo nga tifozët serbë, shkruan “Kurir”.

“Dje pas festës tepër të bukur futbollistike në Beograd ndërmjet ekipeve miqësore dhe vëllazërore, Crvena Zvezda dhe Spartak Moska, u sulmuan tre tifozë të ekipit moskovit. Sulmi ndodhi në njërën prej rrugëve më të bukura të kryeqytetit të Serbisë, të Mbretit Milan, që gjendet dhjetë minuta në këmbë nga qendra e qytetit dhe rruga ‘Kurora e Gjelbër’. Në atë rrugë është edhe përmendorja e Mbretit rus Nikolla II. Ky sulm është vepër e banditëve shqiptarë. Djem qëndroni! Serbët dhe rusët vëllezër përgjithmonë! Kosova është Serbi”, ka shkruar Vadim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here