Kryemadhi: Nuk folëm për ditë të tëra me Metën për Ligjin e Arsimit të Lartë, dolën fjalët e mia

0
234

Deputetja dhe bashkëshorjta e Ilir Metës, Monika Kryemadhi ka treguar një prapaskenë mjaft intime në kuadrin politik sesi ajo dhe bashkëshorti i saj nuk kanë folur për disa ditë me rradhë për shkak të debateve për ligjin e arsimit të lartë.

“Unë e shikoj Ilir Metën si bashkëpunëtor dhe më të kam përplasje. Rrimë me ditë të tëra pa folur për çështje të caktuara, siç ka qenë ligji për arsimin e lartë”, tha ajo në emisionin “Kjo Javë” në Ne2s24.

Më tej Kryemadhi për të vijuar qëndrimin e saj të njohur kritik ndaj këtij ligji shtoi se “më pas Meta ka ardhur të fjalët e mia se të tjera gjëra thuhen e të tjera gjëra bëhen”.

E pyetur se nëse synon që LSI ta bëjë Ilir Metën kryeministër, Kryemadhi u shfaq me këmbë në tokë kur tha se “nëse LSI do kryeministrin ajo duhet të dalë forcë e parë. Shanset LSI i ka për të dalë forcë e parë, por këtë shans e ka edhe PD e PS. Nëse duan mbështetësit e LSI-së le të punojnë dhe ta bëjnë Ilir Metën kryeministër”.

Pyetje: A është ajo që ai proklamon Meta “me qetësi dhe dashuri”?

Monika Kryemadhi: Ilir Meta është shumë i qetë, kur mërzitet thotë maksimumi “ik se s’kam kohë të merrem me ty”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here