S’linin prostitutën të përdorte prezervativin, fjalët që çifti shqiptar i thonin pasi e rrihnin

0
242

Dy dënime prej 9 vitesh dhe 7 muajsh burg si dhe prej 7 vitesh ka kërkuar prokurorja Livia Locci për një çift bashkëshortësh shqiptarë, të cilët janë pas hekurave nën akuzën e skllavërimit të një vajze të re në moshë, të cilën e kanë detyruar të prostituonte.

Mediat italiane bëjnë me dije se 18-vjeçarja moldave është transferuar nga atdheu i saj në Torino dhe aty çifti i shqiptarëve e ka nxjerrë në rrugë, duke e detyruar që të prostituonte pa përdorur prezervativ.

Vajza e re, e cila është mbrojtur nga avokatja Rossella Benedetti ishte infektuar me virusin HIV. Viktima, e cila është analfabete, sapo kishte mbushur të 18-at u nis në një udhëtim drejt Milanos. Në Moldavi nuk i kishte ngelur më thuajse askush. Pronari i saj shqiptar i thoshte gjithmonë ndërsa e rrihte: “Je e imja për një vit. Nuk mund të ankohesh”

Vajza u shpëtua pas disa muajve që ishte e përfshirë në rrjetin e prostitucionit. Ajo ndodhej në rrugë, në komunën “Bairo”, kur është sulmuar verbalist nga dy prostituta të tjera. E reja shpërtheu në lot duke u rrëfeu dy prostitutave gjendjen në të cilën ndodhej. Pas kësaj, ato e shoqëruan në komisariatin e karabinierëve në Castellamonte, ku moldavja bëri denoncimin ndaj çiftit shqiptar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here