Kabinat elektrike një vend për të reklamuar bizneset, instalacioni në hyrje të pallatit

0
234

Reklama është gjëja më e rëndësishme për një ndërmarrje, pasi është forma më e mirë e marketingut. Duhet të paguash për të por fitimet do të jenë më të madha nga efektet e saj. Por jo të gjitha bizneset kanë mundësi financiare që një pjesë të buxhetit të tyre ta përdorin për reklama, kështu që përpiqen që të reklamojnë biznesin e tyre në mënyra alternative. Disa ngjisin fleta nëpër shtylla duke mos paguar asgjë. Por një mënyrë shumë efikase është edhe ngjitja e fletëve në hyrje të pallateve.

Kjo e fundit është përdorur më shumë seç duhet në hyrje të një pallati në Tiranë duke zaptuar të gjithë hapësirën një faqe muri. Sapo hyn në këtë pallat të shfaqen reklama të bizneseve të ndryshme. Nëse të duhet një elektricist, hidraulik, rrobaqepës, kurs për anglisht dhe çdo gjë tjetër mund të afrohesh të kabina elektrike dhe thjesht marri në celular.

Por këto reklama nuk janë të paguara dhe kështu që disa prej banorëve kanë tentuar që ti grisin këto lajmërime. Keqkuptimi mes bizneseve dhe banorëve ka sjell një rrëmujë dhe një shëmti në këtë hyrje të pallatit, por duhet të japim edhe një këshillë, këtyre bizneseve që mos ti ngjisin lajmërimet te kabina elektrike pasi mund të ketë ndonjë rrymë elektrike të pakontrolluar që mund të shkaktoj dëme të mëdha për jetën.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here