Cana mes Arbëreshëve: Emocione të paçmueshme, pas 6 shekujsh këta njerëz kanë ruajtur traditën,gjuhën,vendin

0
160

Ashtu si në periudhën kur ishte lojtar aktiv, Lorik Cana mbetet i preferuari i tifozëve. Përqafime, fotografi dhe një fanellë e skuadrës lokale të Horës së Arbëreshrve në Palermo. Takimi me komunitetin Arbëresh në Siçili ishte një ëndërr e kthyer në realitet.

Lorik Cana: “Kam menduar disa herë të vija, duke qenë se jam edhe vetë i apasionuar me historinë. Prej vitesh dëshiroja të udhëtoja në Jug të Italisë ku jetojnë shumë Arbëreshë. Ishte një mundësi që nuk mund ta humbisja.”

Ish-kapiteni i Kombëtares nuk i fshehu emocionet dhe vlerësimin për komunitetin që ka ruajtur traditat dhe gjuhën e paraardhësve prej afro 6 shekujsh.

Lorik Cana: “Është diçka e jashtëzakonshme, që pas gati gjashtë shekujsh ka ende njerëz që e kanë ruajtur, traditën, kulturën dhe gjuhën në një vend që nuk është i yni. Është e jashtëzkaonshme. Është e rëndësishme që edhe t’i tregojmë Italisë se nuk kemi ardhur vetëm në vitet ’90, por jemi këtu prej lashtësisë. Jam vërtetë i lumtur që ndodhem këtu.”

Lorik Cana e cilësoi vizitën në Horën e Arbëresherve dhe takimin me këtë komunitet si një mundësi nuk do ta humbiste për asgjë në botë.

Lorik Cana: “Sigurisht që rezultati është i rëndësishëm, por emocionet që po ndajmë me bashkëkombasit tanë nuk ka çmim.”/s.sport

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here