Votimi i Xhafajt/ Basha reagon nga SHBA: Krimi po sundon Parlamentin, Shteti ka rënë

1
201

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka komentuar zhvillimet e sotme në Parlament, ku pati debate të ashpra mes Kryeministrit Edi Rama e Ben Blushit, si dhe për votimin e ministrit të ri të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Përmes një statusi në Facebook, Lulzim Basha thotë se seanca e sotme parlamentare është një tregues i kontrollit të krimit mbi parlamentin, duke iu referuar votimit të Xhafajt në krye të Ministrisë së Brendshme.

“Seanca e sotme dëshmoi kontrollin që ka krimi mbi parlamentin dhe qeverisjen. Edhe kur, për pazare parash e pushteti, drejtuesit e koaliconit të Edi Ramës filluan të zihen e të shantazhojnë njëri-tjetrin, krimi i bëri bashkë dhe i vuri në rrjesht për të votuar pa naze përfaqësuesin e krimit në krye të Ministrisë së Brendëshme. Tani edhe marrëdhëniet e koalicionit qeverisës i kontrollon dhe i vendos krimi i organizuar.

Shteti ka rënë. Radhën tani e kanë zgjedhjet, procesi i fundit politik që synon të kontrollojë krimi i organizuar. Por kjo nuk do të ndodhë: populli i bashkuar është më i fortë se krimi dhe veglat e tij në politikë”, shkruan Lulzim Basha.

Kujtojmë se kryedemokrati Lulzim Basha ndodhet në SHBA për një vizitë pune.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

  1. Bashes po ja ndjen friken me duket qe ngeli duke folur budalleqe kot pa lidhje. Po te ishte kriminel xhafaj nuk e perkrahnin nderkombetaret per reformen n drejtesi dhe ju keni friken e nje tjeter suksesi ne ministrin e brendahme

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here