Zgjidhet dilema për portën, kundër Italisë luajmë me pesë mbrojtës

0
207

Xhani De Biazi kërkon t’i marrë pikë Italisë “së tij” dhe këtë synon ta bëjë duke u mbrojtur. Trajneri i Kombëtares pritet të hedhë një skuadër të kujdesshme në prapavijë me synimin për të mos dalë e mundur nga dueli i së premtes në “Renzo Barbera”.

De Biazi - Veroneze-Bulku

Nga sa është kuptuar në seancat stërvitore, De Biazi duket se e ka zgjidhur tashmë dilemën e portës, ku Thomas Strakosha e ka fituar duelin me Alban Hoxhën, përcjell “SuperSport”.

Kombetarja portieret

Në mbrojtje, mungesën e dy titullarëve të qendrës, Mavraj – Gjimshiti, tekniku kuqezi pritet ta mbulojë me tre lojtarë. Ajetit dhe Veselit do t’i vijë në ndihmë Kukeli, i cili do të dalë edhe përpara në varësi të situatave që do të krijohen në fazën sulmuese.

Nga krahët, Hysaj nga e djathta dhe kapiteni Agolli në anën tjetër, përveç mbrojtjes, do të kenë detyrë edhe të dalin përpara për të shfrytëzuar hapësirat e lëna nga kundërshtari.

Kombetarja stervitje anti-Itali

Në mesfushën me katër, qendrën do ta marrin Basha dhe Memushaj, dy lojtarë që e përdorin mirë topin dhe që janë titullarë të rregullt në ekipet e tyre. Krahët do të mbulohen nga Roshi në të djathtë dhe Llullaku në të majtë, me Sadikun të vetëm në sulm.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here