Sherr në emision/ Kryeministri Rama kalon ne vulgaritet

0
405

Stop, stop stop”…është përsëritur rreth 10 herë kjo fjalë nga kryeministri Edi Rama, duke ju drejtuar gazetares Eni Vasili. Ky ishte vetëm një nga momentet kur kreu i qeverisë i është drejtuar me nënqeshje dhe “urdhra” drejtueses së emisionit “Studio e hapur” në News 24.

Rama: Stop, stop, stop…Nuk të lë të ikësh me një fjali

Eni Vasili: Ky është dominim….Nuk mund të më thoni stop në studion time televizive

Teksa gazetarja e pyeste dhe kërkonte përgjigje të drejtpërdrejta nga kreu i qeverisë, Rama i është kthyer me një sjellje deri në vulgaritet.

“O zot, o zot..” shprehej Rama duke shprehur me ironi mospëlqimin ndaj faktit që Eni Vasili i drejtohej me pyetje për përgjigjet e munguara nga ana e tij.

E ka kaluar me sportivitet këtë shprehje gazetarja Eni Vasili teksa e ka pyetur: Çfarë do t’i thonit zotit nëse ju del përpara, zoti Rama duke qenë se e përmendi kaq shpesh...

Zot të lutem dritë mbi çadër se i ka pllakosur errësira..”, u përgjigj Rama.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here