Mancini: Nuk luftojmë për titull

0
40

 

 

ManciniTrajneri i Interit, Roberto Mancini thotë se skuadra e tij nuk është favoriti kryesor për titull në Serie A. Nerazzurrët janë një pikë pas liderëve të Seria A, Napolit, pas humbjes së pësuar 2-1 të hënë. “A dëshirojmë ne të luftojmë për Scudetto? Ne duam, ne jemi Inter dhe jemi të obliguar ta bëjmë këtë edhe nëse nuk jemi ekipi më i mirë. Objektivi ynë është të futemi në Ligën e Kampionëve, por duam edhe më shumë. Juve mund të kthehet. Roma dhe Napoli janë të fortë. Fiorentina janë duke luajtur të mirë po ashtu”, – ka thënë Mancini. Interi këtë javë luan me Genoan në shtëpi