Rrëfimi shokues: U përdhunova dhe pashë vrasjen e të dashurit tim nga vrasësi serial, por nuk mbaron me kaq

0
471

2Një grua është rrëmbyer për dy muaj ku gjithashtu  ka qenë dëshmitare e vrasjes së të dashurit të saj, është betuar që nuk do e lë që rrëmbyesi  i saj t’ia shkatërrojë jetën. Kala Brown, është shpëtuar nga policia kur po qëndronte në kontinierin për transport të mallrave që ishte e vrasësit serial, Todd Kohlhepp në Jug të Karolinës në nëntor të vitit të kaluar, shkruan standard.al.

Brown është gjetur e lidhur pas dy muajve që ishte shpallur e zhdukur së bashku me të dashurin e saj, Charles Carver, të cilin Kohlepp e kishte vrarë para syve të saj.

“Do i them atij që pavarësisht gjithçkaje që ai më ka bërë, nuk më ka thyer. Ai nuk mund të më shkatërroj, pasi unë kam njoftuar. Ai u mundua që të më shkatërroj, por unë nuk jam e thyer”, ka thënë viktima në një intervistë të fundit.

Brown më pas ka treguar që ai e kishte përdhunuar dhe e detyronte t’i mbante zinxhirët përreth qafës. Kur policia e gjeti atë menjëherë gjeti edhe trupin e të dashurit të saj, por edhe të një një çifti tjetër.

Brown, ka treguar që ka shkuar në pronën e vrasësit të të dashurit të saj, pasi po punonin si shërbëtor. Ajo u shpreh, se shpeshherë mendon se si do të ishte jeta e saj nëse nuk do e vriste Kohlepp të dashurin e saj. “Jam shëruar nga kjo. Por gjithmonë do të më mungoj Charlie”. “Gjithmonë do e mendoj se si do ishte jeta nëse Todd nuk do e vriste, por tani nuk do e lejojë atë që të ma shkatërroj jetën”. Kohlepp ka pranuar që e ka vrarë Charles dhe gjashtë persona të tjerë.standard.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here