Mungesa e studentëve, mbyllen nga tre degë në universitetet e Gjirokastrës dhe Elbasanit…

0
209

Mungesa e studentëve duket se çon në kolaps disa degë në universitetet e Shqipërisë.
Degët e mësuesisë janë seriozisht të rrezikuara në Universitetin Eqrem Çabej në Gjirokastër.

Degët Teknologji Informacioni, Matematikë-fizikë, dhe Gjuha Italiane këtë vit nuk do të jenë funksionale në Universitetin e Gjirokastrës.

Më pak të trajtuara janë programet e Mësuesisë, kjo është e shpjegueshme jo vetëm prej notës mesatare, por ka një specifikë për Rajonin Jugor. Numri i maturantëve është ulur ndjeshëm, gjë që po rrezikon cështjen e mesuesve në arsimin parauniversitar, rrjedhojë kjo e tkurrjes së tregut, në këtë drejtim. Ka degë që rrezikojnë seriozisht si matematik- fizika, teknologji informacioni dhe gjuhë italjane.Këto tre degë nuk do të jenë aktive për vitin akademik 2020-2021“,
Edhe në Universitetin e Elbasanit për shkak të mungesës së studentëve janë mbyllur 3 degë mes tyre, Fizike-kompjuterike, dhe Gazetari Sportive.
Nga ana tjetër Universiteti i Shkodrës, ka hapur të gjitha degët ndërsa në Këtë Universitet janë regjistruar për herë të parë 1100 studentë, në një total prej 11 mijë që ka ky universitet këtë vit.

“Sivjet, në krahësim me vitin tjetër numri i studentëve ne universitetin e Shkodrës është rritur”.

Këtë vit në të gjithë universitetet e Shqipërisë do të ndjekin studimet rreth 130 mijë studentë, 70 mijë në Universitetet në Tiranë dhe rreth 60 mijë studentë në Universitetet e tjera, në rrethe

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here