Posterat më të çuditshëm që kanë parë aeroportet/ Do shkriheni së qeshuri!

0
242

Të udhëtosh në të shumtën e rasteve është një gjë që i pëlqen të gjithëve. Por kur kthehesh mbrapsht dhe në aeroport shikon persona të dashur që në duar mbajnë postera të cilët tërheqin vemëndjen e të gjithëve është diçka që nuk i ndodh shpesh gjithsecilit.

Ndër më të çuditshmet listohen disa shaka pa kripë që udhëtuesve si mbetet gjë tjetër veçse të qeshin.

1. Një grua e sapo kthyer nga një qëndër rehabilitimi është pritur nga shoqa e saj me një shishe shampanje në dorë dhe në dorën tjetër shkruhej “Kristen, Mirë se erdhe nga rehabilitimi”.

2. Ndërsa një mikpritje tjetër e çuditshme ishte nga djali i një zonje i cili kishte shkruar në posterin e tij “ Mirë se u ktheve nga burgu mami”.

3. Nuk ka kaluar pa rënë në sy të udhëtarëve të tjerë as një poster i cili shkruante “Mirë se u ktheve në shtëpi biri im, nuk ka problem se je gay”

4. Posterat nuk kanë gjithmonë karakter tallës, ajo që i ka prekur zemrat e të gjithëve ishte një vajzë e vogël e cila mbante në duar një tabelë që citonte: Largohuni nga rruga ime, sot mu rikthye babi im”.

5. E pazakontë ishte edhe mënyra e prezantimit të parë të babait më vajzën e tij, i cili përballet me gruan në aeroport me një tabelë “Jo aq e dobët sa jam mësuar unë, por eja dhe tako versionin tim në miniaturë”

6. Shakatë e mamave të reja janë gjithmonë për të mos u humbur sidomos kur kthehesh dhe në aeroport të pret bashkëshortja me një karrocë dhe një vajzë të vogël mbi të e cila mban në dorë një pankartë: “Unë sapo të takova ty dhe kjo është çmenduri por emri im është “Harper” dhe unë jam vajza jote”. Ky është një citim i përshtatur nga një këngë.

3ABE85F600000578-0-image-a-33_1480072350025 3ABE85B500000578-0-image-m-44_1480072484883 3ABF898300000578-3971250-image-a-74_1480084865545

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here