Koalicioni PS-LSI po merr flakë,”Çadra e Lirisë” po shpërthen, qeveria teknike po troket

0
560

 

Koalicioni PS-LSI po merr flakë, uji për ta shuar zjarrin po shteron…

Gëzim Saliu

Raporti  i DASH për drogën ishte një tjetër çështje në vazhdimësinë e problematikave që kanë përfshirë së fundmi koalicionin e majtë PS-LSI. Qëndrimet e vazhdueshme të LSI-së për problematikën e fenomenit të kanabisit as janë marrë parasysh nga socialistët qeveritarë, të cilët shpeshherë nuk kanë nguruar edhe të ironiozojnë deklaratat e aleatit. Kujtojmë se një ndër largimet më të bujshme në qeveri, ai i minsitrit të Drejtësisë Ylli Manjani, erdhi më së shumti prej deklaratave lidhur me kanabisin dhe domosdoshmërinë që kishte sipas tij ndërhyrja e ushtrisë për ta ndalur këtë fenomen. Dhe në fakt që nga largimi i Manjanit, koalicioni nuk po gjen më qetësi. Jo se më parë problematikat kanë munguar, pasi përkundrazi asnjëherë në këto vite pushteti , PS-LSI nuk kanë notuar në ujëra të qeta ( mos harrojmë tensionin me kulminacione të zjarrta gjatë diskutimeve për reformën në drejtësi). Por situata aktuale e tensionit dhe përplasjeve mes PS e LSI vjen pikërisht në kohën kur duhet të merret vendimi lidhur me koalicionin dhe pozicionimin e palëve në kuadër të zgjedhjeve të 18 qershorit. Largimi i katër ministrave socialistë ende nuk u kuptua nëse ishte një lëvizje për të zgjidhur hallet e brendshme në koalicion apo një zgjedhje e mesme për çadrën e protestës sepse pak kush e beson arsyetimin e kryeministrit se ndryshimet u bënë në kuadër të angazhimit të ministrave në fushatën elektorale.

Por përtej dyshimeve të argumentave të ndryshimit të qeverisë, ajo që mebtet faktike është se këto lëvizje në kabinetin “Rama” nuk kanë dhënë zgjidhjen e pritur brenda rradhëve të koalicionit. Kritikat kanë vazhduar e madje nuk kanë munguar replikat indirekte mes përfaqësuesve të koalicionit, ku dje pjesë e këtij peisazhi u bënë edhe etiketimet e forta ironike. Deklaratave kritike të Luan Ramës për drogën ju përgjigj plot sulm Saimir Tahiri, kundërshtive personale të Silva Cakës së LSI-së ndaj qëndrimeve të ministrit në detyrë ju përgjigj jo pa orientim socialisti Pirro Lutaj. Por megjithëse “vickla” të tilla mes dy partive nuk kanë munguar asnjëherë në këto katër vite, ajo që vlen të theksohet në diskutimin aktual është tensioni që vihet re në rradhët e dy partive të majta. Një kritikë që niset përkundrejt një pale merr rrufishëm një përgjigje të kordinuar nga pala tjetër.

As dy liderët e partive nuk po mund të gjejnë gjuhën e përbashkët mes tyre. Thuhet se dje Rama dhe Meta kishin lënë një takim së bashku për të dakordësuar e folur për disa nga zhvillimet e fundit politike në vend, por asgjë nuk shkoi siç duhet. Sipas burimeve takimi nuk u zhvillua dhe gjithçka u la në ajër. Ndonëse është ende herët për të thënë se bashkëpunimi PS-LSI është në fazën “the end”, pa më të voglin dyshim mund të themi se koalicioni i majtë po merrr flakë dhe se uji për të shuar këtë zjarr po shteron dita ditës.

______________________________________________

Raporti i DASH

LSI, Rama: Jo më spektakle me policë që korrin kanabis, reagoni menjëherë dhe konkretisht

“LSI dhe as Ilir Meta, as ka bërë ndonjëherë dhe as ka ndërmend të bëjë ndonjë kërkesë për të larguar apo për të vënë “x”-in apo “y”-in minister”

 

Lëvizja Socialiste për Integrim kërkoi dje nga sttrukturat përgjegjëse në shtet masa të menjëhershme dhe konkret për të luftuar dhe parandaluar fenomenin e trafikut të kanaibsit e drogës në Shqipëri. Marrë shkas nga Raporti i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit për Kontrollin e Narkotikëve për vitin 2017, kreu i grupit parlamentar të LSI-së Luan Rama tha dje se duhen lënëjë mënjanë spektaklet me shfaqej televizive të policëve që korrin kanabis, duke kërkuar nga ana tjetër më shumë përgjegjëshmëri në këtë aspekt. “Ky raport konfirmon edhe një herë faktin e rëndë, që Shqipëria vazhdon të mbetet një burim i rëndësishëm për marijuanën dhe një rrugë e kokainës dhe heroinës për në vendet e Bashkimit Evropian kryesisht, apo me destinacion Evropën. Ky konstatim shqetësues kërkon menjëherë një reagim konkret, të përgjegjshëm, të të gjitha institucioneve ligjzbatuese, të të gjitha agjencive që kanë për detyrë luftën kundër veprimtarisë së trafikut, kultivimit, shitblerjes së drogës dhe një reagim të përgjegjshëm të të gjitha institucioneve shtetërore. Lëvizja Socialiste për Integrim në vazhdimësi dhe në vijimësi ka qenë e vendosur dhe gjithnjë ka apeluar për rëndësinë që merr reagimi i përgjegjshëm, lufta e vendosur dhe pa asnjë hezitim, pa asnjë ekuivok, ndaj çdokujt që rezulton i implikuar në kultivimin apo trafikimin e lëndëve narkotike. Është e rëndësishme, jo thjesht për imazhin e vendit, por është e rëndësishme të dëshmojmë realisht përgjegjshmëri dhe angazhim konkret në këtë sfidë të madhe, në mënyrë që Shqipëria të mos vazhdojë të bëjë më spektakle me transmetime televizive të policëve që çohen për të korrur kanabis apo lëndë të tjera narkotike”, deklaroi Rama. Më tej ai shtoi se Shteti, institucionet e tij, e kanë për detyrë të parandalojnë dhe të luftojnë këtë veprimtari kriminale, siç kanë për detyrë sipas tij të luftojnë çdo shfaqje të veprimtarisë kriminale, të shkeljes së ligjit apo korrupsionit dhe kështu me radhë. “I bëj thirrje të gjitha institucioneve shtetërore përgjegjëse, të reagojnë menjëherë, me përgjegjshmëri dhe në mënyrë konkrete, jo me fraza, jo me demagogji dhe as me akuza apo kundërakuza, por në mënyrë konkrete dhe me veprim konkret për t’iu përgjigjur në këtë mënyrë shqetësimit të përsëritur të partnerëve tanë strategjikë, për t’iu përgjigjur në këtë mënyrë shqetësimit të përsëritur të Departamentit Amerikan të Shtetit, por edhe për t’iu përgjigjur shqetësimit të shfaqur më parë nga anti-mafia italiane, apo nga struktura të tjera partnere”, deklaroi ai.

Konferenca

Pas deklaratës, kreu i grupit parlamentar të LSI-së hasi një mori pyetjesh nga gazetarët, duke nisur që nga qëndrimet kritiket lidhur me luftën kundër kanabisit e deri tek ndryshimet e fundit në qeveri. Sa I përket qëndrimeve të vazhdueshme të LSI-së për çështjen e fenomenit të kanabisit, Luan Rama tha se, LSI e ka bëë prezent këtë shqetësim në të gjitha nivelet e përfaqësimit në qeverisje. “Fakti që Shqipëria u evidentua si vend i kanalizuar, fakti që raporti më i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit e rikonfirmon edhe njëherë shqetësimin apo faktin e rëndë që Shqipëria është një burim i rëndësishëm i marijuanës dhe një rrugë e rëndësishme e trafikimit të heroinës dhe kokainës për BE-në do të thotë që më e pakta ka munguar eficienca e veprimit të organizuar shtetëror dhe agjencive të zbatimit të ligjit për të mos lejuar krijimin e këtij realiteti.  Jemi në prag të zgjedhjeve dhe është shumë e rëndësishme dhe prandaj them që duhet reaguar që tani, që sot, menjëherë, në kushte alarmi do të thoja, për t’iu përgjigjur shqetësimit të Departamentit Amerikan të Shtetit dhe të partnerëve tanë ndërkombëtarë me veprim konkret që 2017-a të mos jetë një kopje e 2016-s përsa i përket kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike”, u shpreh ai.

Ndërkohë sa i përket ndryshimeve në qeveri dhe fjalëve sipas së cilave ka qenë LSI ajo që ka kërkuar “kokën” e Tahirit, Luan Rama ju përgjifj duke pohuar se këto janë çështje ekskluzive të Kryeministrit. “LSI dhe as Ilir Meta, as ka bërë ndonjëherë dhe as ka ndërmend të bëjë ndonjë kërkesë për të larguar apo për të vënë “x”-in apo “y”-in ministër. Ne kemi reaguar me shumë përgjegjshmëri edhe si forcë politike në qeverisje edhe kur kemi ndjerë nevojën për të bërë ndryshime. Kemi bërë ndryshime edhe me përfaqësuesit tanë në qeveri. Kemi ngritur probleme parimore dhe vazhdojmë të jemi shumë parimor dhe luajal si të përgjegjshëm në qeverisje edhe për ministritë që kemi drejtuar dhe që drejtojmë ne. Është përgjegjësi kushtetuese e kryeministrit dhe këtë gjë LSI-ja e ka bërë me të gjithë Kryeministrat ku ka qenë në qeveri dhe kjo është një konstante e pandryshueshme e sjelljes tonë institucionale. Pra, është një e drejtë kushtetuese e Kryeministrit dhe respektojmë zgjedhjen që ai ka bërë. Kushtetuta ia jep atij këtë përgjegjësi dhe ai është në ushtrim të së drejtës së vet kushtetuese”, përmbylli qëndrimin e tij për këtë çështje Rama.

Po ashtu kreu i grupit parlamentar të LSI-së u pyet edhe lidhur me protetën e opozitës dhe mundësitë e zgjidhjes së çështjes, ku Rama theksoi se,: “Ne jemi të gatshëm për të bërë çdo gjë ligjore institucionale dhe politike për të garantuar përfundimisht dhe përgjithmonë zhdukjen e njollës të kompromentimit apo implikimit të zgjedhjeve të lira dhe korrekte dhe të ndershme në Shqipëri. Ne jemi forcë politike që priremi dhe kemi vlerë tonën dialogun, mirëkuptimin, tolerancën. Nuk kemi aplikuar në asnjë rast dhe nuk aplikojmë me askënd gjuhën e ultimatumeve, por kërkojmë, dhe prandaj politika është art i të mundshmes, që të shfrytëzojmë të gjitha instrumentet politik, dialogun, mirëkuptimin, dhe transparencën për të bërë të mundur zgjidhjen dhe kapërcimin e çdo problemi të krijuar”. Ndërkohë lidhur me të ardhmen e koalicionit, Rama theksoi se kjo çështje ka afate kushtetuese, duke lënë ende në pritje PS-në. “Ne në respekt të të gjitha afateve që burojnë nga detyrimet kushtetuese, do të përgjigjemi në mënyrë institucionale dhe korrekte me shumë përgjegjësi”.

_____________________________________________________________

Kritikat për raportin e DASH

Tahiri thumbon LSI-në: Të jeni krenarë që jeni aleatë të PS. Qëllimet për vota, justifikojnë propagandën partiake

 

 

Ministri ende në detyrë i Ministrisë së Brendshme, Saimir Tahiri ishte i pari nga krahu i Partisë Socialiste që ju përgjigj kritikave të ardhura nga kreu i grupit parlamentar të LSI-së Luan Rama pas publikimit të raportit të DASH lidhur me drogën.  Ndonëse LSI ju referua shqetësimëve të ngritura nga raporti i departamentit amerikan të shtetit lidhur me fenomenin e trafikut të kanabisit, heroinës e kokainës, Tahiri tha se këto qëndrime fshehin pas sipas tij qëllimin për përftime elektorale. Ndërkaq në reagimin e tij, ministri i shkarkuar së fundmi nga kryeministri Rama, vlerësoi vetëm njërin nga rradhët e LSI-së, kreun e Komisionit të Sigurisë Spartak Braho. Ky më shumë se një vlerësim u duk si një formë diversioni e Tahirit ndaj rradhëve të LSI-së.   “Përshëndes Lëvizjen Socialiste për Integrim për shprehjen e shqetësimit publik për vazhdimin e luftës kundër kanabisit. LSI e ka shprehur edhe me pare këtë shqetësim prioritar tonin dhe te Ministrisë se Brendshme e te Policisë se Shtetit ne veçanti. Përfitoj nga rasti te falënderoj përfaqësuesin e nderuar te LSI, kryetarin e Komisionit te Sigurisë Spartak Braho, i cili se bashku me te gjithë anëtaret e atij komisioni ka bashkëpunuar ngushtësisht me mua ne çdo hap. Po ashtu zoti Braho, ka dhenë një kontribut te posaçme ne grupin ndërinstitucional te punës, për hartimin e planit te këtij viti për përshkallëzimin e kësaj lufte pa kompromis.  E shoh te udhës te saktësoj leximin e raportit te Departamentit Amerikan te Shtetit, sipas një zëdhënësi të LSI-së në një konference për shtyp sot. Pa komentuar mbi ketë lexim të pasaktë, sipas te cilit fenomeni nuk qenka luftuar sa duhet, po ve ne dispozicion tekstin e 4 raporteve konsekutive te DASH ne 4 vite me radhe. Mjafton nje lexim krahasues për të kuptuar se sipas Departamentit të Shtetit, Shqipëria nuk u bë burim i rëndësishëm i prodhimit të marihuanës as vjet e as parvjet, po njihej si i tillë nga DASH që para se të merrnim detyrën. Po ashtu, leximi krahasues mjafton për të kuptuar se e vetmja gjë që ka ndodhur, është fakti se ne kemi rritur me shifra e fakte, forcën goditëse të Policisë së Shtetit. E di se qëllimet politike te partive kundërshtare apo konkurrente me PS për te marre sa me shume vëmendje e vota, justifikojnë mjetet e propagandës partiake te secilit dhe vërtetësia e atyre qe thonë kalon rëndom ne plan te dyte”, shkruante Tahiri në reagimin e tij në rrjetin social “FB”.

 

“Hiena të dala nga oborri i PS”

 

Në reagimin e fortë të Tahirit, jo vetëm ndaj kundërshtarëve politikë, por edhe ndaj aleatëve në koalicion, u vu re nënvizimi i frazës sipas së cilës PS do e vërtetojë në 18 qershor sa mbështetje ka nga qytetarët, Duke publikuar katër raportet e fundit të DASH pëer drogën dhe duke kërkuar analizën krahasuese të tyre, ministri në detyrë i Brendshëm tha se LSI duhet të jetë krenare sipas tij që është aleate e PS. Po ashtu në deklaratën e Tahirit nuk munguan as fraza të tilla si “hyena të dala nga oborri i PS”, për të cila asosacioni me deklaratat e mëparshme të Luan Ramës nga selia e LSI nuk duket i pamundur. “Duke besuar se Lëvizja Socialiste për Integrim, si partner strategjik ne koalicionin qeverisës i detyrohet vërtetësisë se fakteve te qeverisjes, një vëmendje te veçante, uroj qe leximi krahasues i raporteve te DASH për Shqipërinë, ta beje edhe LSI te ndjehet krenare qe ka nderin e madh te jete aleate e PS ne ketë faze historike reformash per vendin. Nuk kam pritur dhe nuk pres ndërkohe qe këtë lexim krejt te qarte te këndvështrimit te DASH mbi tre vite beteje kundër kultivimit te kanabisit, ta bëjnë kundërshtaret e betuar te Policisë se rilindur te shtetit. Qofshin këta te fundit ne çadrën e pashprese te bulevardit, qofshin ne çadrat e turpshme te emisioneve te porositura dhe komentatorëve te paguar apo qofshin ne rolin e hienave te dala nga oborri i PS, që ëndërrojnë dështimin e Partisë Socialiste, përgjigjen e merituar e kane marre tre vjet e gjysme nga puna jone e përbashkët dhe do ta marrin nga populli i Tiranes dhe gjithë Shqipërisë ne 18 qershor”, pohoi Tahiri.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here