Erion Veliaj i jep edhe 2.7 miliardë lekë mikut të Edi Ramës pas 10 milionë eurove për Unazën e Vogël

0
414

Bashkia e Tiranës ka shpallur sërish fituese kompaninë “Geci” për një projekt të infrastrukturës rrugore. Më 24 janar “Geci” fitoi tenderin “për rehabilitimin e varrezave Sharrë dhe lidhja me rrugën ekzistuese Kombinat”. Burimi i financimit është vënë në dispozicion nga Komiteti për Zhvillimin e Rajoneve. Vlera e tenderit: 276,886,912 lekë të reja, ose 2.7 miliardë të vjetra. “Geci” rezulton kompania e 6 në garë (shih dokumentin më poshtë në faqen e lapsi.al -burimi: open data).

Oeratorë Konkurues:  JUNIK SHPK – EUROTEOREMA PEQIN – ALB STAR SHPK – N.T.P. EUROKOS & DENIS 05 SHPK – ALKO IMPEX GENERALl CONSTRUCTION – GECI SHPK – BAMI SHPK

Kompanitë e tjera janë skualifikuar për arsye të ndryshme, por sipas Bashkisë së Tiranës që ka bërë tenderin, nuk kanë pasur ankesa

Janë skualifikuar Operatorët ekonomik të mëposhtëm:

1. Operatori ekonomik “Junik” shpk,

Mungese e dokumentacionit të plotë ligjor, ekonomik dhe teknik si dhe mungese e ofertës ekonomike.

2. Operatori ekonomik “Euroteorema Peqin” shpk

mungese dokumentacioni. Operatori ekonomik “Euroteorema Peqin” shpk nuk ka paraqitur asnjë dokumentacion që të provojë se ka të punësuar pranë shoqërisë 2 (dy) teknik ndërtimi të pajisur me dëshmi kualifikimi lëshuar nga ISHTI, çka bie në kundërshtim me DST. Komisioni i Vlerësimit të Ofertave konstatoi se listpagesat e punonjësve të paraqitura nga Operatori ekonomik “Euroteorema Peqin” shpk për periudhën Nëntor 2015 – Nëntor 2016 nuk janë sipas formatit që kërkohet nga legjislacioni në fuqi, pasi nuk janë të shoqëruara me formularët e deklarimit të pagesave për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, cka bie në kundërshtim me Kriteret e Veçanta të Kualifikimit të përcaktuara në Dokumentat Standarte të Tenderit, Kapaciteti Teknik, pika 4, gërma “b”.

3. Operatori ekonomik “Alb-Star” shpk

Mungese dokumentacioni. .” Komisioni i Vlerësimit të Ofertave konstatoi se Operatori ekonomik “Alb Star” Shpk nuk ka paraqitur kontratat e punës për asnjë nga punonjësit e deklaruar me dëshmi kualifikimi të lëshuar nga ISHTI përkatësisht për punonjësit elektriçist, hidraulik dhe teknik ndërtimi. Shoqeria nuk zotëron kapacitet te mjaftueshem teknik per sa i perket personelit te nevojshem per te realizuar kontraten per kete objekt prokurimi duke mos permbushur Kriteret e vecanta per kualifikim.

4. Bashkimi i Operatorëve ekonomik “N.T.P. Eurokos” Degë e shoqërisë së huaj & “Denis-05” shpk.

Bashkimi i Operatorëve ekonomik nuk zotëron kapacitet te mjaftueshem teknik per sa i perket personelit te nevojshem per te realizuar kontraten per kete objekt prokurimi duke mos permbushur Kriteret e vecanta per kualifikim, Kapaciteti Teknik dhe profesional, pika 8.

5. Operatori ekonomik “Alko-Impex General Construction” Degë e shoqërisë së huaj.

Operatori ekonomik “Alko-Impex General Construction” Degë e shoqërisë së huaj nuk ka kapacitetin e duhur teknik për objektin që prokurohet, pasi nuk plotëson Dokumentat Standarte të Tenderit, Kriteret e Veçanta të Kualifikimit, Kapaciteti Teknik, pika 15.

6. Operatori ekonomik “Bami” shpk

shoqëria “Bami” shpk nuk plotëson Kriteret e Veçanta të Kualifikimit, kapacitetin teknik.

Në shkurt 2016 “Geci”, me administrator Ramë Gecin, një nga biznesmenët pranë kryeministrit Rama, fitoi edhe tenderin prej 10 milionë eurosh për ndërtimin e Unazës së Vogël të kryeqytetit. Sipas bashkisë “Geci” është shpallur fitues për shkak të ofertës më të ulët mes 10 kompanive të tjera. Firma “Geci” kreu edhe punimet në rrugën hyrëse të Tiranës, në segmentin e autostradës nga Qafë Kashari në Tiranë, me investimin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit. /Lapsi.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here