Ristani: PD duhet të riformatohet

0
120

Ish-sekretari i PD-së Arben Ristani foli në Radari Informativ për rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit.

Gjatë bisedës në studio, ai tha se kërkesa ndaj kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha për të dhënë dorëheqjen nuk është një debat që ka nisur sot.

Arben Ristani gjithashtu theksoi se pas humbjes lideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha duhet të japë dorëheqjen pa kthim.

“E gjithë ecuria që nga ligji për ndarjen territoriale ku Basha vendoi të mos merrte pjesë shkaktoi disporpocion të palëve në raport me zgjedhjet. Kjo është e ditur dhe jo rastësisht kemi këto rezultate. Një gjë e tillë ka ndodhur edhe pas humbjes së 2017. Unë personalisht kam kërkuar një reflektim për vendin që solli edhe ndryshimin e Kodit Elektoral”, tha ai.

Ai gjithashtu theksoi se nuk priste që Partia Demokratike t’i fitonte këto zgjedhje, ndërsa shtoi se kjo forcë politike ka nevojë të riformatohet.

“Pasi ke humbur disa zgjedhje njëra pas tjetrës nuk ka nevojë të ngulësh më këmbë për të vazhduar. PD ka nevojë të riformatohet të ringrihet për të fituar zgjedhjet sepse potencialet janë. Vazhdon të jetë një parti e fortë e madhe, problemi është strategjia e ndjekur, demokracia e brendshme”, tha Ristani.

-Kërkesa e kritikëve për largimin e Bashës?

 Ristani: Në bazë të sasisë dhe cilësisë të drejtave dhe detyrimeve që ka është edhe përgjegjësia. Duhet të kemi parasysh që Rama nuk ndryshoi me këto zgjedhje.

-Kush në vend të Bashës do të thyente një mazhorancë si kjo?

Ristani: Basha vendosi të bënte një fushatë pozitive duke menduar se më të gjitha gjërat që kishte bërë Rama, ky do të fitonte.  Unë besoj që kriteri i të vërtetës është praktika dhe ajo që ndodh në praktikë është humbja. Dhe humbja në 2015 në zgjedhjet lokale, në 2017 në zgjedhjet e përgjithshme, janë vendime personale jo të sktrukturës së partisë me përjashtim të djegies së mandateve. Unë mendoj që është koha të hapet rruga.  

Sot është shpejt për të folur për data. Ajo që pritet është që kryetari të reflektojë e të hapë rrugën. Unë besoj që në këto kushte pas disa humbjesh rresht është momenti për një dorëheqje pa kthim. PD ka edhe një precedent të qenësishëm të kësaj natyra ku zoti Berisha dha dorëheqjen pa kthim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here