Shpërthen përsëri vullkani Etna, lëndohen 10 persona në Itali (VIDEO)

0
205

Dhjetë persona janë plagosur nga shpërthimi i një prej kratereve të vullkanit Etna, i cili është riaktivizuar në Itali.

Njerëzit janë goditur nga materialet e llavës në një lartësi prej 2700 metrash.

Shpërthimi i Etnës, i cili është monitoruar në mënyrë konstante nga Observatori i Etnës në Institutin Kombëtar të gjeofizikës dhe vullkanologjisë, ka nisur rreth dy ditë më parë me shpërthimin e një krateri të ri në jug-lindje.

Shpërthimi i vullkanit është lehtësisht i dukshëm edhe që nga Katania e nga vendet e zonës fushore. Për fat të mirë shpërthimi nuk po krijon probleme në qarkullimin ajror. Aktiviteti eroziv i vullkanit është rritur mëngjesin e sotshëm duke shkaktuar edhe pasojat e sipërpërmendura.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here