Xhihadistët e Isis të maskuar mes emigrantëve

0
159

 

gggggDisa dhjetra emigrantë të dyshuar si elementë ekstremistë të ISIS kanë hyrë në Gjermani me pasaporta false siriane. Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja gjermane “Bild”, e cila i referohet burimeve të Ministrisë së Brendshme  gjermane.

Sipas “Bild”, pasaportat janë të ngjashme me ato që iu gjetën dy prej kamikazëve të atentateve të Parisit. Dokumentat e paraqitura nga disa refugjatë kanë të njëjtat karakteristika falsifikimi me ato të dy prej kamikazëve të atentateve të 13 nëntorit, atyre u janë ndërruar fotografitë, shkruan “Bild”.

Mësohet se autoritetet gjermane nuk u kanë marrë shenjat e gishtërinjve të këtyre emigrantëve dhe për pasojë kanë humbur gjurmët tyre.

Alarmi për infiltrimin e elementëve radikalë të ISIS në rradhët e azilkërkuesve sirianë, është dhënë edhe më parë nga autoritetet e vendeve europiane. Zyrtarët e lartë europianë kanë propozuar ngritjen e qendrave të regjistrimit për azilkërkuesit, me qëllim verifikimin e hollësishëm të shtetasve nga Lindja e Mesme që hyjnë në Europë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency