Lëngu magjik i thanave, ja çfarë shëron

0
691

Thana në sajë të përbërësve të saj ka gjetur një përdorim të gjerë në mjekësinë alternative. Për qëllime mjekësore përdoren kokrrat e thanës, gjethet, lëvorja e degëve dhe bërthamat e frutave. Kokrrat e thanës kanë një shije paksa të hidhur, por janë të pasura me shumë vlera ushqyese. Ato përmbajnë rreth nëntë për qind sheqer, acide organike, vitaminë C etj.
Një hulumtim kanadez, i kryer në 40 fëmijë ka dëshmuar që lëngu i thanës, i cili përmban koncentrime të larta të proantocianideve, mund të reduktojë rrezikun nga infeksionet të përsëritura të sistemit urinar tek fëmijët për dy të tretat.

Gjithsesi duhet të keni parasysh që të gjitha lëngjet e thanës nuk kanë koncentrime të kënaqshme të proantocianideve, veçanërisht ato që janë të përziera me lëngje tjera. Po ashtu, nëse lëngu përmban sasi më të mëdha të sheqerit, do të thotë kalori, dhe konsumimi i tepruar i tij mund të shkaktojë diarre te fëmijët.

Përveç që janë të pakëndshme, infeksionet e përsëritura të sistemit urinar te disa fëmijë mund të shkaktojnë edhe dëmtimin e veshkave, prandaj mjekët për t’i parandaluar përshkruajnë antibiotikë. Pasi që antibiotikët mund të kenë efekte të caktuara anësore dhe aplikimi i tyre i tepruar mund të ndikojë në zhvillimin e baktereve rezistente, lëngu i thanës mund të jetë alternativë më e mirë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here