Takimi i Escobar me Metën, Agim Nesho: Qasja amerikane ka ndryshuar. Lufta kundër korrupsionit ishte një nga mesazhet kryesore

0
151

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Agim Nesho në emisionin  “Open” në News24 foli për takimin e kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta me zv.Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar.

 

Gjatë bisedës në studio, Nesho tha se mesazhi kryesor në këtë takim ishte lufta kundër korrupsionit.

Sipas tij tashmë qasja amerikane ka ndryshuar, duke theksuar se keqqeverisja nga ana e kryeministrit Edi Rama ka sjellë edhe një realitet të ri.

 

“Dua të them se ishin mesazhe që ne dhamë si një opozitë e bashkuar, si e shohim perspektivën e Shqipërisë, problematikat, rezultatet që presim nga zgjedhjet. Qëllimi ishte që vota e popullit të mos preket, të mos manipulohet. Ishte një takim i mirë që më tepër dëgjohej se çfarë mendonte opozita. Mesazhi që u dha ishte lufta kundër korrupsionit, delegacioni amerikan në një farë kuptimi ishte i përgatitur. Escobar tha; “Jemi me popullin shqiptar”, pra nuk përkrah parti politike, por do jenë me atë që vendos populli shqiptar. Mesazhi i tij është i qartë; ai e ka ditur që Partia e Lirisë është në koalicion të ngushtë me Partinë Demokratike, me zotin Berisha. Pra është një realitet i ri dhe dua të shpjegoj përse amerikanët shohin një realitet të ri? Çfarë ka ndryshuar? Sipas meje ka të bëjë me korrupsionin e papranueshëm, gjithashtu një tjetër rast është edhe çështja e McGonigal. Në politikën amerikanë gjithmonë veprojnë grupet e interesit. Ka pasur grupe si Sorosi që kanë pasur dy faktorë kryesorë në Ballkan si Rama dhe Vuçiç. Por kjo politikë nuk është kontestuar më tani. Tani ka ndodhur që Amerikan po përballet me Kinën. Dhe tani është në pikëpyetje fakti se a janë të besueshëm partnerë si Rama apo Vuçiç. Këta njerëz duan të jenë të baraslarguar, projekti i Ramës është po i njëjtë. Ky regjim që nuk mbështetet në demokraci, ky në çdo moment mund të shkëputet për të ruajtur interesat e tij dhe jo të perëndimit. Vetë takimi me Ilir Metën ishte njëfarë kthese”, tha Nesho.

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here