Studimi: Mediat sociale na bëjnë të ndihemi më të vetmuar

0
249

Njerëzit përgjithësisht në ditët e sotme janë shumë të lidhur me rrjetet sociale dhe kalojnë kohë në to më shumë seç duhet ndonjëherë. Një studim i fundit tregon se përdorimi i tyre ju bën të ndiheni më të vetmuar. Kjo vihet re në rastet kur ju shihni foto apo video të miqve tuaj të cilët janë duke shijuar pushime në një vend ekzotik.

Në një farë mënyre ju mërziteni dhe shpesh thoni me vete se pse ata kanë më shumë mundësi dhe kohë për të shijuar jetën. Sa më shumë kohë të kaloni në rrjete sociale, si Facebook, Twitter, aq më shumë do të ndiheni të shkëputur nga pjesa tjetër e botës. Njerëzit që kalojnë më shumë se dy orë duke shfletuar foto të miqve ka gjasa që të dyfishojnë shanset e ndjesisë së izolimit.

Studimi ka pyetur rreth 1787 persona të moshës 19-32 vjeç për përdorimin e 11 aplikacioneve më të njohura në botë. Ata që qëndronin më shumë duke naviguar ndiheshin më të vetmuar.  Sa më shumë kohë që njeriu shpenzon në mediat sociale, aq më pak kohë ka për të shijuar jetën e vërtetë. Rezultatet e këtij studimi thjesht na kujtojnë se përdorimi i mediave sociale ka tendencë të jetë i lidhur me rritjen e izolimit social dhe jo zvogëlimin e tij

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here