Sherri i vjetër, plagoset pistoletë i riu tek Ushtari i Panjohur

0
167

lokali ku ndodhi ngjarja rexhep dhe blerim metaliaj, ne i vrare nje i plagosur

 

Një konflikt i vjetër është bërë shkak për një plagosje me armë të ndodhur në qendër të Tiranës. Rreth orës 13:00 të ditës së djeshme, pranë kullës se Sahatit dhe Bashkisë një person u qëllua me pistoletë. Ai është Martin Iskurti, 27 vjeç. Fillimisht Iskurti është përplasur pranë 9-katësheve me agresorin e identifikuar si Bledar B. Më pas sherri është zhvendosur në lulishten pranë Sahatit. Këtu agresori ka nxjerrë një pistoletë “Mini Glou” që kishte me vete dhe ka qëlluar në drejtim 27-vjeçarit duke e plagosur në këmbë. I plagosuri ka mundur të largohet në drejtim të “Ushtarit të Panjohur”, por është arritur sërish nga Bledar B., i cili e ka qëlluar edhe dy herë të tjera po në këmbë. Pas kësaj ai është larguar nga vendi i ngjarjes, përpara mbërritjes së policisë, e cila është njoftuar nga disa qytetarë për të shtënat me armë në qendër të qytetit. Policia tha se shkak është bërë një sherr i një viti më parë. Hetimet zbuluan se Iskurti e kishte rrahur agresorin e tij, pas një përplasje për motive të dobëta. I plagosuri Martin Iskurti po kurohet në spital dhe mjekët thonë se është jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa policia po punon për kapjen e autorit të plagosjes.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here