Shpërthen Adelina ndaj gazetarit: Kur i këndoja unë UÇK-së, ju “gjeneralë” të facebook-ut rrinit …

0
178

Tema e ushtrisë dhe miratimit të saj nga qeveria është bërë në Kosovë një nga temat më të përfolura.

Madje në lidhje me këtë është shprehur edhe gazetari Milaim Zeka, i cili ka përqeshur ushtrinë e Ibrahim Rugovës duke thënë se kryekomandante mund të ketë qënë Adelina Ismaili me këngën e saj.

“Astrit Haraqija ka fole per ushtri Tha qe e kane pas “ba” ushtrine. Ka harru veq me permend nje sen: Keyekomandante ka qene Adelina Ismajli. Prej kesaj kange ashte inspiru Astriti, edhe ka dale me kete njoftim. Hajgare ka ba Astriti, edhe une…!”, shprehet Milaim Zeka.

Por menjëherë ka ardhur edhe reagimi i këngëtares Adelina Ismaili për këtë deklaratë të gazetarit.

Adelina ka thekuar se ishte vetëm 17-vjeç kur pasi guximin t’i këndonte e vetme krijimit të ushtrisë së UÇK-së. Me ironi Adelia shprehet se do kishte shumë dëshirë që në atë kohë t’i kishte njohur disa “gjeneralë” të facebookut si Milaim Zekën, Berat Buzhala, e të tjerë, pasi do t’i thërriste të shkonin dhe ta ruanin atë nga policia serbe.

“Meqenëse u kthye në trend të flitet për ushtrinë e Kosovës: Miq, ju përshendes me një foto nga fundi i 1996, atëherë kur edhe unë si vajzë 17 vjeçare e Prishtinës e njihja krijimin e UÇK-së. Dhe guxoja ‘ti këndoja,e vetmja… Sa do të kisha dashur që atëhere ti kisha njohur disa “gjeneralë” të facebookut (Milaim Zeka, Berat Buzhala, e qesi ) do ti thërrisja të vinin të më ruanin mua nga policia sërbe. Por, duke i njohur si i njoh sot, rrezik se do të përfundonin nën fustanin tim (në këtë rast nën pantallonat e ushtrisë)”, shkruan këngëtarja.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here