Po kësaj si i thuhet? Gjykata ja jep Çalit por, shfrytëzimin e Lagunës së Patokut sërish e bën Armando Prenga

0
317

Gjykata e Larte pritet të shpallë mos kompetencën për gjykimin e çështjes ndaj ish-deputetit Armando Prenga, i akuzuar për kanosje dhe armëmbajtje pa leje.

Seanca, e cila pritej të zhvillohej këtë të hënë është shtyrë pasi mungonte një prej anëtarëve te trupit gjykues.

Por të pranishëm në gjykatë anëtarët e familjes Çali kanë pretenduar se pavarësisht se kane fituar gjyqin për shfrytëzimin e Lagunes,  sërisht ajo shfrytëzohet nga Armando Prenga, në një prononcim për oranews Cali shpreheut se:

Me një vendim të dytë, pezullim ekzekutimi na kanë komunikuar se nuk keni leje të përdorni. Aty e përdorin do pukjanë nën hijen e Armando Prengës. Armandi e ka fituar tenderin jo na.”

Pak muaj me parë Familja Cali paditi tenderin e ministrisë së bujqësisë që i kish dhënë lejen Prengës  për shfrytëzimin e lagunës.

Shkalla e parë administrative i dha të drejtë Calëve. Më pas Ministria e Bujqësisë e apeloi duke e humbur procesin dhe vendimi mori formën e prerë.

Por ekzekutimi i vendimit është pezulluar nga gjykata e  lartë deri në përfundim të  gjykimit edhe ne kete gjykatë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here