Protesta nesër do hyjë në histori, Basha: Bashkë kundër krimit të organizuar, shitblerjes së votave…

0
3

Shqiptarët e kanë kuptuar se protesta është një tjetër rast për tu bashkuar e ngritur zërin, e kanë kuptuar se vetëm me protesta ndalet e keqja. Protesta e nesërme do të ketë një tjetër rast për shqiptarët, shprehet Basha.

Menjeherë pas takimit me ministrin Jashtëm të Çekisë, Tomas Petricek, kryetari i PD-së Lulzim Basha ka dhënë një deklaratë për mediat.

Basha tha se nuk e komenton deklaratën e ambasadës së SHBA, e cila e nxori jashtë loje opozitën, por i kërkon të gjitha ambasadave të bëhen palë me vlerat e demokracisë.

Gjithashtu Basha paralajmëroi se protesta e nesërme do të hyjë në histori, pasi pretendon se do të ndalë të keqen.

‘Nuk komentoj asnjëherë deklarat e ambasadave, por një sugjerim e kam. Nuk i kërkoj të jenë palë me asnjë parti politike, por i kërkoj të jenë palë me vlerat e demokracisë kundër krimit të organizuar, shitblerjes së votave, me problemet e shprehura qartë edhe nga raporti i DASH. Shqiptarët e kanë kuptuar se protesta është një tjetër rast për tu bashkuar e ngritur zërin, e kanë kuptuar se vetëm me protesta ndalet e keqja. Protesta e nesërme do të ketë një tjetër rast për shqiptarët. Tani shqiptarët e kanë kuptuar se e vetmja rrugë është protesta. Proteta e nesërme kam bindjen se do të hyjë në histori për të ndalur të keqen dhe për të hapur dyert e europës përmirëqenien dhe lirinë e të gjithë shqiptarëve’, tha Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here