Vazhdon protesta/ Roza Lati dhe vajzat e showbizit bëjnë veprimin e papritur para ‘Spitalit të Qenëve’

0
328

Qytetarë dhe aktivistë kanë shkuar këtë të premte në ‘Spitalin e Qenëve’, në Kombinat, duke i kërkuar përfaqësuesve të institucionit që të lirojnë të gjithë qentë që janë rrëmbyer ditën e djeshme në rrugët e Tiranës.

Menjëherë punonjësit e policisë u vendosën përpara dyerve të institucionit duke mos lejuar aktivistët të hyjnë brenda.

Dorina Mema, duke iu referuar një video të bërë virale në rrjetet sociale, u kërkoi llogari punonjësve nëse e kanë arrestuar personin i cili i tërhoqi nga duart një qen një vajze shtatzënë të cilën ajo e ushqente çdo ditë.

Ndërsa Roza Lati, shihet me një shishe me bojë të kuqe në duar, me të cilën ka spërkatur gjithë ‘Spitalin e Qenëve’.

Të njëjtin veprim e kanë pasuar edhe persona të tjerë të showbizit si Besa dhe shumë të tjerë

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here