Video/ Punonjëset e Tahirit bëhen “nostalgjike”, kujtojnë momentet me të

1
1514

Një nga punonjëset e Ministrisë së Brendshme, Fatjola Lubonja, që mban postin e drejtores së Integrimit dhe Projekteve, ka publikuar një video në Facebook.

Ajo tregon për momentet më të mira me ministrin Tahiri dhe me gjithë bashkëpunëtorët e tjerë të ministrisë gjatë këtyre katër viteve punë.

Teksa Tahiri ka bërë një status të paqartë në Facebook, ku as nuk e mohon dhe as e pohon largimin e tij nga posti që mban, pas zhurmës në media për dorëheqjen e tij, punonjëset e stafit të tij kanë nisur të bëjnë postime nostalgjike në rrjetet sociale.

Kjo është nje video e cila nuk duhej publikuar, por sot unë nuk munda mos ta publikoj. Kjo eshte nje video qe përmbledh pasionin, dashurinë dhe netët pa gjumë për të përgatitur cdo aktivitet që këto katër vjet ka definuar fytyrën e re të policisë së shtetit.

Pas cdo akuze, pas cdo sulmi, pas cdo “show” për të cilin ministria është akuzuar ka pasur shumë punë jashtë orarit, shume përkushtim e mbi të gjtiha shumë pasion dhe dashuri. Jam më krenere se kurrë për cka kemi mësuar nga Minsitri i Puneve te Brendshme, përkushtimi, vizioni, pasioni dhe sakrifica e te cilit, na ka shënjuar përgjithmone të gjithëve ne. #stnjehistorisuksesi Dea Dragoti Loran Sevi Julia Done Blerta Guxha Elerta Shanaj Silena Tola Silda Anagnosti Xhilda Kito Erlis Hereni Erjona Shahini”  – shkruan Lubonja në Facebook.

https://www.facebook.com/fatjola.lubonja/videos/10155113731017264/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here