“Rrugët dhe kanalizimet janë të vësh duart në kokë”, Indrit Hoxha në Marikaj: Prioritet infrastruktura, kontrata me vendet e BE-së për vajin e ullirit

0
116

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Vorën, Indrit Hoxha ka zhvilluar takime me banorët në Marikaj ku ka dëgjuar nga afër problemet e tyre të cilave nuk u janë dhënë zgjidhje nga bashkia.

“Rruga dhe kanalet e ujërave të zeza te ne janë për të vënë duart në kokë”, tha një banor.

Indrit Hoxha kërkoi mbështetjen e banorëve për zgjedhjet e 14 majit për të sjellë ndryshimin e shumëpritur për të gjithë banorët e Vorës.

“Marikaj është një nga 100 fshatrat turistikë që ka Shqipëria, sipas ministrisë së Bujqësisë. Investimet e qeverisë janë zero. Prioriteti im si kryetar bashkie do të jetë infrastruktura rrugore dhe uji i pijshëm. Jo vetëm kaq, por lobimi i fortë i imi që njerëzit që merren me kultivimin e vajit të ullirit tu mundësojë kontrata eksporti me vendet e BE-së. Dilni votoni masivisht, shprehni mendimin tuaj të lirë”, tha Hoxha gjatë takimit.

 

 

Një ndër problemet që shqetëson edhe pak katër vitesh banorët e Marikajt është procesi i rindërtimit, i cili vijon të zvarritet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here