Studimi i ri/ Më thuaj kur ke lindur të të them nga çfarë sëmundje vuan?!

0
397

Muaji juaj i lindjes mund të parashikojë për sëmundjet me të cilat mund të prekeni në të ardhmen, sipas një studimi të ri. “Më thuaj se në çfarë muaji ke lindur të të them se nga çfarë lloj sëmundjeje vuan”, është ky titulli i një studimit të ‘Universitetit Columbia’ në Nju Jork, i cili ka identifikuar një koincidencë të madhe mes muajit dhe vitit në të cilin lind një person dhe disponueshmërinë e prekjes nga një sërë sëmundjesh.

Në këtë studim, shkencëtarët zbuluan se muaji i lindjes lidhet me prekjen nga 55 sëmundje të ndryshme.

Nga rezultatet e analizave të kryera në më shumë se 1.7 milionë persona, është dalë në përfundimin se njerëzit e lindur në muajin maj, kanë tendencë më të ulët që të preken nga sëmundjet. Ndërsa më me pak fat janë ata që kanë lindur në muajin tetor, sepse rrezikojnë që të preken më shumë nga sëmundjet mendore dhe hiperaktiviteti, shkruan standard.al.

Për të lindurit në mars, rrisqet janë të lidhur me sëmundjet kardiovaskulare, ndërsa të lindurit në dhjetor mund të preken nga problemet e frymëmarrjes.

Studimi ka përdorur një metodë që llogarit ngjashmëritë midis lindjeve në 1.7 milionë njerëz gjatë një periudhe prej 28 vjetësh dhe praninë e rreth 1.700 sëmundjeve. Pjesa më e madhe e tyre ishin të moshave 20 deri 60.

 

Studimi

Shkencëtarët nga Universiteti Columbia krahasuan 1688 sëmundje kundrejt datave të lindjes dhe historinë mjekësore të 1.7 milion pacientëve të trajtuar në spitalin e Nju York midis viteve 1985 dhe 2013. Ata gjetën 55 sëmundje që mund të lidhen me muajin e lindjes.

39 prej këtyre sëmundjeve ishin parë më herët të kishin një lidhje të mundshme me sezonin e lindjes së një personi, por ky hulumtim i ri ka zbuluar një të mëtejshëm 16 lidhje te tjera sëmundje-muaj lindjeje që askush nuk i kishte vënë re më parë, shkruan standrad.al

Sipas studimit, rreziku më i madh për astmën është në foshnjat e lindura në korrik dhe tetor. Për njerëzit e lindur në nëntor, të dhënat kolumbiane tregojnë një lidhje me ADHD (çrregullimin e hiperaktivitetit dhe humbjes së vëmendjes).

Foshnjat e lindura në gusht nuk kanë ndonjë rrezik të madh të sëmundjeve. Por ata janë në disavantazh nga dita kur fillojnë shkollën – duke qenë më të rinjtë e klasës. Mësuesit në 30 për qind të rasteve kanë më shumë gjasa që t’i etiketojnë të lindurit në gusht si nxënës “problematikë” sipas Institutit të Mbretërisë së Bashkuar për Studimet Fiskale. Por, mos kini frikë. Të lindurit në gusht nuk e pengoi presidentin Obama të jetë i suksesshëm dhe i shëndetshëm.

Edhe pse studimi duket shumë premtues për të ndihmuar mjekët të zgjidhin probleme të rëndësishme klinike duke përdorur këtë pasuri të re të të dhënave, ju nuk duhet të merrni tepër seriozisht e të shqetësoheni në lidhje me këto rezultate.

 

Sëmundjet sipas muajve

Janar – Sëmundjet e zemrës

Shkurt – Sëmundjet e zemrës

Mars – Sëmundjet e zemrës

Prill – Angjina

Maj – Nuk ka rrezik në rritje

Qershor – Sëmundjet e zemrës

Korrik – Nuk ka ndonjë sëmundje specifike

Gusht – Nuk ka ndonjë sëmundje specifike

Shtator – Astma

Tetor – Infeksionet virale

Nëntor – ADHD (çrregullimin e hiperaktivitetit dhe humbjes së vëmendjes), infeksionet virale, bronkit

Dhjetor – Bronkit

*Përshtati në shqip Standard.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here