Blushi zbulon prapaskenat si u fut Kodheli në Kryesi të PS-së

0
509
Deputeti i PS, Ben Blushi, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku eshte debatuar mes opozites dhe maxhorances ne lidhje me ligjin per dekriminalizimin, i cili pritet te miratohet diten e sotme. /r/n/r/nLawmaker, Ben Blushi, speaks during a parliamentary session.

Gjatë fjalimit të sotëm në Parlament, Ben Blushi, ka zbuluar edhe një prapaskenë të vitit 2005 se si është bërë Mimi Kodheli, tashmë ministre e Mbrojtjes, pjesë e kryesisë së re të Partisë Socialiste.

Sipas tij pas zgjedhjeve në forumet e socialistëve, Rama kishte shkuar te Blushi për ti thënë se kishin harruar pa futur ministren aktuale të Mbrojtjes në kryesinë e re. Pasi konstatuan këtë fakt, Rama vendosi ta fusë Kodhelin anëtare kryesie, pa garë.

“Çdo të thotë të trukosh një garë? Në 2005 me kujtohet se po bëheshin zgjedhjet për kryesinë e re në PS, dhe në darkë përfundoi procesin ndërsa në mëngjes vjen dhe më thotë Rama që kemi harruar Mimin, dhe u fut pa u votuar në garë. I tillë është dhe procesi i vettingut ku po futen pa u votuar në garë”, tha Blushi në Kuvend.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here