Çmontohet avioni Piper në Ishëm, hetimet drejt mbylljes

0
151

Avioni i pilotuar nga Guido Guidi, në shtator të vitit të kaluar u rrëzua në grykëderdhjen e lumit Ishëm, shkon në duart e pronarëve legjitimë. Ditën e sotme është çmontuar dhe larguar nga vendi ku u rrëzua, avioni tip “Piper”.

Largimi i avionit italian pranë Ishmit erdhi pas vendimit të Prokurorisë, dhe të pranishëm në vendngjarje ishin përfaqësues të kompanisë dhe ekspertë të fushës.

Me urdhër të prokurorëve, Doloreza Musabelliu dhe Përparim Kulluri, avioni “Piper” do t’i kthehet presidentit të “Aeroclub Savona”, Mauro Zunino.

Pavarësisht se urdhri mban datën 31 janar 2017, vetëm sot përfaqësues nga kompania “Aeroclub Savona” mbërriti në Shqipëri për të tërhequr “Piperin”.

Ndërkohë, nga ana tjetër piloti i hetuar, i ka thënë lamtumirë Shqipërisë dhe është larguar drejt Italisë, sapo Gjykata caktoi ndaj tij masën e sigurisë garanci pasurore.

Ndonëse kanë kaluar 6 muaj nga dita kur avioni u rrëzua, Prokuroria nuk ka vërtetuar nëse me të do të kryhej trafik droge.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here