Ashtu si dy të enjte radhazi opozita po mban sot në sheshin e lirisë, atë që e konsideron si parlamentin e qytetarëve. Nënkryetari i PD – së, Edmond Spaho u shpreh se dialogu bëhet në parlament, por jo në një parlament të mbushur me kriminel. Spaho shprehu bindjen se opozita nuk do të dorëzohet derisa të rrëzojë kryeministrin Rama për ti hapur rrugë krijimit të qeverisë teknike.
“Na thonë që debati bëhet në parlament. Po është e vërtetë por në parlamentin e qytetarëve këtu, jo në parlamentin e krimineleve. Me kë të debatojmë me Armando Prengën, me institucionet që nuk kishin guxim ti hiqnin mandatin. Prandaj jemi këtu në parlamentin e qytetarëve. Në parlamentin e republikës së re. Me kë të debatojmë?Me qeverinë që i ka hapur rrugën mbetjeve radioaktive. Me kë të debatojmë? Me një kryeministër që i thotë opozitës, hani përshesh. Ne do ti përgjigjemi me grushtin tonë, që ta rrëzojmë dhe ti hapin rrugë interesit të popullit. Ne si përfaqësues të këtij kombi nuk mund të jemi pjesë e atij parlamenti,” – tha ai.