Mjekët gjejnë gërshërë në barkun e njeriut pas 18 vjetësh

0
277

Një vietnamez është në shërim pas kirurgët hoqën një objekt të mprehtë nga barku i tij, sipas të gjitha gjasave i mbetur nga një operacion kirurgjik në vitin 1998. Njeriu ka jetuar një jetë normale, pa qenë në dijeni për mjetin kirurgjika në trupin e tij.

54 vjeçari Ma Van Nha,t kohët e fundit u ankua për dhimbje stomaku, duke bërë që mjekët të bëjnë një radiografi dhe zbuluan gërshërët 15 centimetra, thanë zyrtarët mjekësorë në Vietnam të marten, raporton Deutsche Welle.

Një ekip i mjekëve hoqën me sukses instrumentin në një operacion tre orësh.

Raportohet se pacienti është në gjendje stabile.

“Ai po shërohet mirë”, tha për AFP, Ngo Trung Thang, zëvëndës shef në siptalin Gang Thep Thai Nguyen.

Gërshërë kirurgjikale duket se mbetën brenda trupit të pacientit në vitin 1998, kur ai ishte operuar pas një aksidenti me makinë.

Njeriu ka kaluar më shumë se 18 vjet, “duke ngrënë, pirë dhe duke kaluar një jetë mjaft normale”, thuhet në faqen zyrtare të lajmeve të ministrisë së shëndetësisë të Vietnamit.

Zyrtarët tani janë në kërkim për mjekët që kanë kryer operacionin kirurgjik origjinal, por fajtorët ende nuk janë gjetur.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here