Haradinaj përkujton heroin që shpalli Kosovën e lirë: Përpara tij të gjallët janë të vegjël

0
157

Ish-kryeminsitri i Kosovës Ramush Haradinaj kujton heroizmin dhe sakrificën e familjes Jashari. Ai me anë të një postimi në rrjetin Facebook, ka theksuar se nuk ka sakrificë më të madhe përpara heroizmit të lirisë të prirë nga Adem Jashari, ku të gjithë të gjallët janë të vegjël përpara heroizmit të luftëtareve të lirisë. Me këto fjalë e kujton heroin Jashari, ku falë tij sot Kosova gëzon lirinë e saj shprehet Z Haradinaj.

“Nuk ka ditë më të shënuar se sa dita e sotme! Nuk ka sakrificë më të madhe se sa sakrifica e Familjes Jashari! Të gjithë të gjallët janë të vegjël përpara heroizmit të luftëtarëve të lirisë, të prirë nga Adem Jashari, të cilët sot pushojnë në varrezat e Kompleksit Memorial në Prekaz.
Ne u jemi borxhli të rënëve të lirisë, pa të cilët Kosova e lirë as që do të mund të imagjinohej! Ndjenja qenka edhe më e fortë, kur ngjarjet e tilla i kujton larg atdheut.
Lavdi e përjetshme veprës heroike të tyre!”, citohet në mesazhin e Haradinajt.

 

https://www.facebook.com/Ramush1Haradinaj/photos/a.179881242136298.10919.179643115493444/524530141004738/?type=3&theater

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here